SVETLLANA JAKIMOVSKA
Nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë
Informata kontaktuese:
kati 1, dhoma numër 151
telefoni kontaktues 02/3 119 110
lokali 320
E-posta: s.jakimovska@sobranie.mk
Svetllana Jakimovska lindi më 8 qershor 1956 në Shkup. Maqedonase dhe anëtare e VMRO-DPMNE-së.
Shkollimin fillor e kreu në gjimnazin "Rade Jovçevski - Korçagin", ndërsa diplomoi në Fakultetin Juridik "Justinian Prvi" në Universitetin "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup. E Martuar dhe nënë e një fëmije.
Karriera e saj profesionale filloi në vitin 1984 në SHA Makoteks - Shkup, ndërsa më vonë bëhet edhe udhëheqëse e Shërbimit për veprimtari normative dhe organe për menaxhim.
Nga viti 2001 deri në shkurt të vitit 2002 është ndihmëse-drejtoreshë e Entit për punësim të Republikës së Maqedonisë, ndërsa nga muaji mars 2002 me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë emërohet si drejtoreshë e Entit për punësim të Republikës së Maqedonisë (tani Agjencia për punësim të Republikës së Maqedonisë).
Paralelisht me aktivitetet profesionale, Svetllana Jakimovska shënoi edhe angazhim shumë aktiv dhe mjaft të suksesshëm politikë në partinë e saj amë VMRO-DPMNE. Dhe këto angazhimin e vet e lidh ngushtë me përcaktimin vet profesional - drejtësia dhe legjislacioni.
Në partinë e saj amë kryen më shumë funksione ndër të cilat:
- Delegate e asamblesë vjetore të VMRO-DPMNE-së.
- Zëvendëskryetare e Komisionit për Çështje Sociale, Marrëdhënie Pune dhe Punësim;
- Nënkryetare e Komisionit për Çështje Juridike;
- Anëtare e forumit për çështje juridike, politike dhe sistem gjyqësor të VMRO-DPMNE;
- Delegate e Kongresit të 13-të dhe 14-të të VMRO-DPMNE-së;
- Anëtare e KK-së Kisella Voda;
- Anëtare e KZHK-së për realizimin e zgjedhjeve 2005;
- Anëtare e Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së;
- Anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Unionit të grave të VMRO-DPMNE-së.
Për angazhimin e saj ka fituar shumë mirënjohje dhe fletë-lëvdata, ndër të cilat: për angazhimin e veçantë dhe kontributin personal për zhvillimin ekonomik të Republikës së Maqedonisë, në Projektin për zbatimin e modelit të integruar të Ministrisë së Punës të SHBA-së e mbështetur nga USAID-i (prill 2002).
Merr pjesë aktive në më shumë konferenca dhe seminare ndërkombëtare, shkathtësi politike dhe fushata të realizuara në bashkëpunim me Qendrën për arsim dhe trajnim MOTIVA (mars 2008) dhe „Campaigning Masterclass“ (aktivitet-fushatë të klasës më të lartë profesionale).
Në zgjedhjet parlamentare në qershor 2006 u zgjodh si deputete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në listën e VMRO-DPMNE-së. Në përbërjen e pestë të mandatit si kryetare e udhëheq Komisionin për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në qershor 2008 përsëri u zgjodh si deputete, ndërsa 31 qershor 2008 u zgjodh si nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Si nënkryetare, përveç aktiviteteve dhe detyrave tjera, Svetllana Jakimovska kryesoi me Këshillin Buxhetor të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ndërsa gjithashtu ishte edhe anëtare e Grupeve Bilaterale të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për Bashkëpunim me Parlamentet e Republikës së Polonisë, Republikës së Sllovenisë, Malit të Zi dhe Australisë dhe Zelandës së Re.
Ne zgjedhjet e parakohshme parlamentare në qershor 2011 përsëri u zgjodh si deputete, ndërsa në seancën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të mbajtur më 12 korrik 2011 u zgjodh si nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për së dytë herë.
Aktivitete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë:
- Komisioni verifikues, kryetare;
- Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, zëvendësanëtare
- Komisioni Juridiko-Ligjvënës, anëtare
- Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, anëtare
- Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Finlandës, kryetare
- Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Polonisë, anëtare
- Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Sllovenisë, anëtare