DEPUTETËT



VELJANOSKI TRAJKO

Trajko Veljanoski u lind më 2 nëntor të vitit 1962 në Shkup. Në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” i kreu studimet në shkencat juridike, ndërsa më  1988 ka dha provimin e avokaturës dhe në po të njëjtin vit hapi zyrë të pavarur për avokaturë. Si avokat punoi deri në fillim të 1999.

Angazhimin e tij politik Trajko Veljanoski e filloi në 1993 me kyçjen në VMRO-DPMNE. Veprimtaria e tij politike është e lidhur ngushtë me përcaktimin e tij profesional–të drejtën dhe legjislaturën. Kështu, shumë vite e udhëheq Komisionin për punë juridike të VMRO- DPMNE-së, është anëtar i Komisionit për sistem politik, dhe gjithashtu e udhëheq edhe Forumin për çështje politike dhe juridike dhe sistem gjyqësor të VMRO-DPMNE-së.

Në 1999 u zgjodh për nënsekretar në Ministrinë e Drejtësisë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ku së shpejti u bë edhe zëvendësministër. Me këtë rast, në mënyrë të veçantë është aktiv në përgatitjen e ligjeve, por edhe ka pjesëmarrje aktive në procesin e miratimit të tyre në Kuvend dhe trupat punues të Kuvendit. Po ashtu, merr pjesë në përgatitjet e më tepër marrëveshjeve ndërkombëtare bilaterale dhe multilaterale, si dhe është pjesëmarrës në takimet ndërkombëtare, në seminare dhe konferenca.

Në këtë periudhë është edhe anëtar i Komisionit për parashtresa dhe propozime të Kryetarit të Republikës së Maqedonisë, e gjithashtu është anëtar edhe i Këshillit drejtues të Qendrës për integrime evropiane.

Në më tepër cikle zgjedhore, siç janë ato presidenciale, parlamentare dhe lokale është i angazhuar si anëtar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Në zgjedhjet parlamentare 2006 Trajko Veljanoski u zgjodh për deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe në këtë periudhë të mandateve deri në prill 2008 është kryetar i Komisionin të Kuvendit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

Click