Makedonsko pretsedatelstvo


E premte, 21 maj 2010

FJALIMI I SH. TIJ ANTONIO MILLOSHOSKI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHME NË SESIONIN E KOMITETIT TË PËRHERSHËM TË ASAMBLES PARLAMENTARE NË KËSHILLIN E EVROPËS

I nderuar Kryetar Mevlut Çavushogllu,
Të nderuar,
Anëtar të Sekretariatit,
Zonja dhe zotërinj,

Më paraqet kënaqësi e madhe të ju dëshiroj mirëseardhje në Shkup dhe ti drejtohem këtij forumi të respektuar në cilësi të Kryesuesit në Komitetin e Ministrave në Këshillin e Evropës. Kryesimi me organizatën më të vjetër politike në Evropë paraqet sfidë të madhe për mua personalisht dhe për vendin tim. Ekzistojnë shumë shkaqe përse është ajo sfidë, por unë nuk do të  kthehem  në disa nga ato  të cilat janë të dukshme, por në të njëjtën kohë edhe të vetme. Në vend të asaj do të koncentrohem në çështjen me interes për Organizatën.

Kryesimin me trupin e Këshillit të Evropës i cili miraton vendime, secili vend e fiton në rreth 23 deri 24 vite dhe ajo është mundësi e shkëlqyer për promovim të politikës së jashtme. Gjatë kryesimit gjashtë mujor do të vërehemi në skenën ndërkombëtare, diçka që na ndodh për herë të parë. Kjo është stimul shtesë të veprojmë në mënyrë të përgjegjshme, dhe me kujdes gjatë kryesimit me Këshillin e Ministrave.

Vendi ynë është i gatshëm të udhëheq me Komitetin e Ministrave duke mbajtur llogari për interesat e vendeve anëtare, si dhe për interesat e organizatës në tërësi. Mbanim llogari edhe për çështje të rëndësishme për Rajonin tonë me çka iu bashkëngjitën  ndaj synimeve për afrimin e Rajonit  në integrimet evropiane, diçka që nuk mund të arrihet pa integrim efektiv dhe konsekuent të standardeve dhe parimeve të Këshillit të Evropës. Vendimi ynë që ti promovojmë marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe të kontribuojmë ndaj zhvillimit evropian të rajonit është më e fuqishme nga kurdoherë deri tani.

Plotësisht jemi të vetëdijshëm se kryesimi  mund të hap horizonte të reja  për ne dhe se mundet ta vërtetoj rolin aktiv të cilin kemi për qëllim ta kemi në 6 muajt e ardhshëm. Shpresoj se kjo përvojë do të ndihmoj që ta kuptojmë realitetin politik, njëkohësisht duke krijuar lidhje të ngushta me miq të rinj.

Isak Njuton ka thënë: Nëse kam shikuar më larg, ajo është pse kam qëndruar në mëngët e viganëve, kurse Këshilli i Evropës nder të tjerat është  vigan i cili bëri Evropa të bashkuar në mënyrë demokratike rreth vlerave të përbashkëta.

Të nderuar deputet,
Zonja dhe zotërinj,

Prioritetet e Kryesimit Maqedonas u zgjodhën duke e pasur parasysh perspektivat tona nacionale, por njëkohësisht duke mbajtur llogari edhe për interesat më të gjëra të Rajonit dhe të Organizatës në tërësi. Konsekuenca e kryesimeve me Komitetin e Ministrave është shumë çështje e rëndësishme. Për këtë prioritetet tona do të sigurojnë kontinuitet logjik të aktiviteteve në Komiteti dhe do të fokusohen në: Reformat në Gjykatën Evropiane, duke siguruar efekt të vazhdueshëm të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut, përforcimin e parimit të subsidijaritetit përmes integrimit esencial të  Konventës në sistemet juridike me qëllim që të sigurohet  zbatim i saj direkt në harmoni me synimet e procesit të Interpaken, implementimin e standardeve dhe mekanizmave të barabarësisë gjinore me theks mbi miratimin e buxheteve, duke mbajtur llogari për barazinë; lufta kundër korrupsionit; sigurimin e kohezionit social; përforcimin e  dialogut ndërkulturor dhe ndëreligjioz; integrim i pakicave nacionale, duke i përfshirë edhe Romët; dhe përmirësimin e përfaqësueshmërisë të të rinjve në proceset demokratike dhe politike ne Evropën Juglindore. Të gjitha këto çështje të ndryshme janë të grumbulluara rreth tre prioriteteve kryesor tematik, të cilët na ndihmojnë që ta përcjellim porosinë politike të Kryesimit Maqedonas. Si e dini ato sfera tematike janë: 1) Përforcimi i mbrojtjes të së drejtave të njeriut; 2) Nxitja e integrimit njëkohësisht duke i respektuar llojllojshmëritë; 3) promovim i pjesëmarrjes të të rinjve.

Nevoja nga bashkëpunimi më i ngushtë dhe qasja  më kohezive në pamje të mbrojtjes të të drejtave të njeriut është e lidhur me procesin reformues  nga Interpaken, por edhe me procesin reformues të Organizatës tonë i iniciuar nga sekretari gjeneral Jaglland. Duhet ta mbrojmë institucionin më të rëndësishëm në sistemin tonë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ta përmirësojmë funksionimin e tij paralelisht me masat që ndermirën në praktikën e ligjvënies dhe gjykatës në vendet anëtare dhe në vetë Gjykatën. Vendimet të cilat u miratuan në sesionin e 12-të të Komitetit të Ministrave e vërtetuan vendosshmërinë tonë intensivisht të punojmë në implementimin e dokumenteve të miratuara në Konferencën e mbajtur në Interpaken.

Kontributi ynë ndaj këtij procesi do të jetë organizimi i Konferencës të Ministrisë maqedonase të drejtësisë që do të mbahet në tetor të vitit 2010 në temë të rëndësishme "Përforcimi i subsidijaritetit: Integrimi i të drejtës presedenciale në Gjykatën në ligjet nacionale dhe praktikat". Qëllimi i Konferencës është që të miratohen konkluza të cilat do të jenë të përcjellura si porosi konkrete deri te Konferenca e Ministrive të drejtësisë të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës që do të mbahet në Stamboll nga 24-26 tetor të vitit 2010 gjatë kohës së kryesimit Turk.

Realitetet politike të kontinentit tonë vazhdimisht ndryshojnë dhe Evropa nesër mund të mos i ngjaj Evropës së sotshme.
 Duhet me vëmendje ti përcjellim proceset dinamike dhe të jemi të gatshëm për sfidat e reja me të cilat do të përballet shoqëria jonë në të ardhmen. Duhet të miratojmë politika më të mira integruese  dhe t'i bashkojmë të gjitha dallimet të cilat ekzistojnë në vendet tona. Evropën e nesërme unë e shoh si më të bashkuar në dallimet e veta, pa marrë parasysh atë se a janë ato nga natyra gjuhësore, etnike ose fetare.

Një nga qëllimet e Këshillit Evropian, i cili rezulton nga synimet e Samitit të Varshavës, është  që ta bëjmë Evropën më inkluzive, gjë që nuk mund të paramendohet pa integrimin e pakicave nacionale në shoqëritë evropiane.  Integrimi i pakicave nënkupton krijimin e shoqërive më inkluzive dhe më kohezive në të cilat individët dhe grupet do të kenë mundësi që në mënyrë të barabartë  të marrin pjesë në shoqëritë e tyre. Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë do të organizojë Konferencë me temën "Përforcimi i kohezionit të shoqërive evropiane: Pjesëmarrja efektive e pjesëtarëve të pakicave nacionale në procesin e vendimmarrjeve", si çështje me rëndësi për arritjen de fakto integrimin.

Komiteti i Përhershëm do ta shqyrtojë raportin për buxhetim të rregullt si mjet për sigurimin e shëndetit të gruas. Në këtë kontekst, më lejoni të theksoj se Kryesia jonë do të organizojë Seminar kushtuar çështjes së buxhetimit gjinor. Vendet anëtare të Këshillit të Evropës pajtohen se barazia gjinore mund të implementohet në praktikë nëse politikat mbajnë llogari për barazinë gjinore nëpërmjet buxhetimit adekuat, nëse në procesin e përgatitjes së buxheteve ato janë bazuar analizën gjinore dhe i integrojnë asketët gjinorë. Barazia e suksesshme gjinore është e lidhur me implementimin e patjetërsueshëm të politikave për barazi gjinore dhe të strategjisë për promovimin e barazisë gjinore, duke përfshirë edhe buxhetimin gjinor. Si një nga vendet e para të rajonit i cili përfshin analizë gjinore si element qendror kyç në politikat dhe programet e sektorëve për çështje sociale, punë dhe financa, ishim të motivuar që të vendosim theks të veçantë në këtë çështje konkrete e cila është e rëndësishme për komitetin e Ministrave, por edhe për Asamblenë Parlamentare.

Një nga prioritetet e Kryesimit maqedonas është edhe promovimi i pjesëmarrjes së të rinjve në rajonin e Evropës Juglindore dhe ky mund të konsiderohet si një nga kontributet e Këshillit Evropian për shënimin e vitit 2010 si Vit ndërkombëtar i të rinjve, siç u quajt nga Kombet e Bashkuara.  Republika e Maqedonisë ka për qëllim që të iniciojë proces qëllimi i të cilit është që të sigurohet këmbimi i organizuar i mendimeve ndërmjet të rinjve, gjë që mund të ndihmojë për nxitjen e mëtejme të pjesëmarrjes së tyre në proceset politike dhe reformat demokratike në vendet e tyre.

Përfshirja proaktive e të rinjve në krijimin e ardhmërisë së rajonit të Evropës Juglindore, themeluar në bazë të vlerave dhe standardeve evropiane të Këshillit të Evropës në sferën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, zotërimit të të drejtës dhe demokracisë, do të mundësojë tejkalimin më të shpejtë të problemeve nga e kaluara e largët dhe ajo më e re e këtij rajoni. Energjia dhe entuziazmi të cilin e bartin të rinjtë në bashkëpunim me autoritetet në pikëpamje të çështjeve me interes për ta  dhe me rëndësi më të madhe shoqërore janë investim i rëndësishëm në krijimin e politikave të cilat mundësojnë zgjidhje adekuate për problemet e tyre.

Kryesimi maqedonas do të fokusohet dhe në forcimin e bashkëpunimit me organizata e tjera ndërkombëtare, veçanërisht me UE, OBSE, dhe KB. Në disa vite të fundit Këshilli i Evropës arriti  përparim në përforcimin e marrëdhënieve me institucionet e tjera evropiane dhe me organizatat  ndërkombëtare, duke filluar me Unionin Evropian, OBSE dhe Kombet e Bashkuara. Me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Lisbonës dhe Konventës për të drejtat themelore u krijuan mundësi të reja për përforcimin e partneritetit me Këshillin e Evropës dhe Unionin Evropian duke u bazuar në bazë të vlerave. Ajo e rriti nevojën e sigurimit të kohezionit ndërmjet standardeve të Këshillit të Evropës dhe të drejtën  e UE-s[ë në sferën e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Aderimi në UE drejt Konventës për te drejtat e njeriut mund të jap kontribut të mëtutjeshëm drejt krijimit të sferës evropiane juridike .

Standardet juridike të zhvilluara nga ana  e Këshillit të Evropës ndihmuan që të stabilizohet dhe të transformohet në shoqëri të demokracive. Kjo ngjarje e rëndësishme duhet të përkujdeset për gjeneratat e reja të Evropianëve që të kenë dobi nga ajo. Kryesimi maqedonas do ta lehtësoj, në masën në të cilën ajo është e mundshme, procesi i aderimit në UE drejt Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut.

Të respektuar miq,

Ne vazhdojmë me synimet tona për forcimin e bashkëpunimit me AP e cila vazhdimisht na rikujton se KE nuk është klub i demokracive ideale dhe se misioni i ynë asnjëherë nuk do të përfundoj. Më lejoni të ju bind se ekzistojnë çështje të cilat vazhdimisht i parashtrojmë në kuadër të Organizatës: Çka duhet të jetë Organizatë? A na duhet edhe më tutje Këshilli i Evropës?

Përgjigjja ndoshta qëndron në faktin se parlamentarët vazhdimisht na rikujtojnë se të drejtat  njeriut, demokracia dhe zotimi i së drejtës nuk janë diçka që arrihet menjëherë dhe që do të zgjatë përjetësisht. Ajo duhet përsëri të arrihet pothuajse çdo dit. Këto janë synimet të cilat  vendet-anëtare pa marr parasysh në atë se a janë të mëdha ose të vogla, të vjetra ose të reja, i pranuan si vlera dje principe të Organizatës dhe të cilës Evropës i sollën paqe, demokraci dhe prosperitet.

Ju faleminderit.

 
a

Na ndiqni në:

Ueb faqja e Kuvendi përdor biskotat (cookies).

Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit.