KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



KËSHILLI I EVROPËS/KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË AP TË KËSHILLIT TË EVROPËS/PROCEDURA MBYKËQYRËSE
(informacione të shkurtra)

Shkup, maj 2010

Këshilli i Evropës është organizatë ndërqeveritare e formuar më 5 maj 1949 nga 10 vende (Belgjika, Danimarka, Franca, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Suedia, Britania e Madhe), të cilës iu bashkëngjitet Greqia dhe Turqia në gusht të njëjtit vit, ndërsa sot ka 47 vende anëtare: Islanda dhe Gjermania (1950), Austria (1956), Qipro (1961), Zvicra (1963), Malta(1965), Portugalia (1976), Spanja (1977), Lihteshtajni (1978), San Marino (1988), Finlanda(1989), Hungaria (1990), Polonia(1991), Bullgaria (1992), Estonia, Lituania, Sllovenia, Republika Çeke, Sllovakia, Rumania (1993), Andorra (1995), Letonia, Shqipëria, Moldavia, Ukraina, Republika e Maqedonisë (1995), Rusia dhe Kroacia (1996), Gruzia (1999), Azerbajxhani dhe Armenia (2001) dhe Bosnjë e Hercegovina  (2002), Serbia (2003), Monako (2004), Mali i Zi (2007). 

SHBA, Kanada, Japonia , Izraeli dhe Meksiko kanë statusin mbikëqyrë.

Selia e këshillit të Evropës është në Strasburg, Francë.

Qëllimet

Qëllimet themelore të Këshillit të Evropës janë:

  • Mbrojta e drejtave të njeriut, demokracisë pluraliste dhe sundimin  së drejtës;
  • Përparimin e vetëdijes dhe inkurajimin e zhvillimit të identitetit kulturor evropian dhe llojllojshmërisë;
  • Kërkesë të zgjedhjeve për problemet me të cilat përballet shoqëria evropiane (ksenofobia, jotoleranca , mbrojtja e rrethit njerëzor, klonimi, sida, drogat dhe narkomania, kriminaliteti i organizuar dhe ngjashëm.)
  • Ndihmën dhe konsolidimin e stabilitetit demokratik në Evropë përmes ndryshimeve politike, ligjdhënëse dhe kushtetuese.

Dokumente bazë

  • Statuti i Këshillit të Evropës
  • Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut
  • Marrëveshje e përgjithshme për privilegjet dhe imunitetet e Këshillit të Evropës dhe Protokolli Plotësues drejt Marrëveshjes së përgjithshme për privilegjet dhe imunitetet e Këshillit të Evropës.
  • Rregullore e Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës.

Këshilli i Evropës ka të miratuar  209 marrëveshje, të cilat janë të hapura për qasje, përkatësisht për ratifikim nga ana e vendeve –anëtare. 

Organe

Komiteti i ministrave

Ai është organ i cili sjell vendime dhe në të cilin janë të përfaqësuar ministrat e punëve të jashtme të vendeve-anëtar ose të përfaqësuesve të tyre të përhershëm pran Këshillit të Evropës.   Ajo njëkohësisht është edhe trup qeveritar ku të ardhurat nacionale në zgjidhjen e problemeve me të cilët përballet shoqëria evropiane diskutohen në bazë të barabartë, dhe forumit kolektiv ku formulohen përgjigjet evropiane të këtyre sfidave.

Ministrat e punëve të jashtme takohen dy here në vjet që t’i shikojnë çështjet politike të bashkëpunimit evropian, përderisa zëvendësit e tij (të cilët sipas rregullit janë përfaqësues të përhershëm qeveritar- shefa të misioneve të akredituara pranë Këshillit të Evropës) takohen dy here në muaj.

Vendimet e Komitetit të ministrave dërgohen deri të qeveritë në formë të rekomandimeve, ose janë të inkorporuar në Konventat Evropiane dhe marrëveshjet të cilat janë juridikisht- të detyrueshme për vendet të cilat e kanë të ratifikuar.  Komiteti gjithashtu miraton dhe deklarata dhe rezoluta për çështje të rëndësishme aktuale politike.

Konventat dhe rekomandimet  i përgatisin ekspertë qeveritar, derisa shumica e iniciativave politike kanë të bëjnë me konferencat e rregullta të specializuara ministrore.

Komiteti i ministrave kujdeset dhe për implementimin e konventave dhe rekomandimeve. Si p.sh në bazë të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut Komiteti është pjesë e makinerisë për supervizion për zbatimin e tij në praktik në vendet të cilët e kanë ratifikuar , më pastaj për harmonizimin  e tij me legjislacionin vendas dhe sjellja e vendeve drejt vendimeve të sjella nga Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut.

AsamblejaParlamentare

Ky është Forumi Parlamentar i Këshillit të Evropës ku diskutohen problemet me të cilat ballafaqohet shoqëria evropiane dhe ka funksion këshillëdhënës në lidhje me Komitetin e ministrave. Në të janë të anëtarësuar 636 anëtarë (318 anëtarë të rregullt dhe 318 zëvendësues) nga 47 vende, në varësi të madhësisë së popullsisë, çdo anëtar mund të delegojë 2 deri më 18 anëtarë. Kjo është Asambleja më e vjetër Parlamentare e krijuar në tokën evropiane. Aktiviteti i saj është e përqendruar në çështje të rëndësishme aktuale politike, duke përfshirë edhe problemet e shoqërisë moderne dhe aspektet e politikës ndërkombëtare.

Kuvendi ka pesë grupe politike: Grupi socialist, partitë tradicionale evropiane, Grupi Demokratik Evropian,liberale, grupi reformist demokratik dhe liberal dhe grupi i majtistëve të bashkuar. Zakonisht anëtarët grupohen në këto grupe partiake sipas përkatësisë së tyre të partisë në vendet e tyre, por disa nga anëtarët zgjedhin të mos jenë anëtarë të asnjërit grup politik. Kuvendi mblidhet katër herë në vit (janar, prill, qershor dhe shtator), në mbledhjet publike, të cilat zgjasin një javë punë.

Parlamenti zgjedh kryetarin, i cili së bashku me zëvendës-kryetarët dhe kryetarët e grupeve politike e formojnë Byronë e Kuvendit.

Kuvendi gjithashtu e zgjedh edhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës dhe zëvendësin e tij, Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe  gjyqtarët e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut.

Komiteti i Përhershëm i cili mes dy sesioneve të rregullta vepron në emër të AP të KE përbëhet nga kryetari i AP të KE  nënkryetarët e Kuvendit, kryetarët e partive, kryetarët e delegacioneve kombëtare dhe kryetarët e komisioneve.

Organet e AP të KE

Byroja e Kuvendit;

Komitetit Presidencial;

Komiteti të përbashkët zgjerues (Joint committee);

Komiteti për çështje politike;

Komisioni për çështjet ligjore dhe të drejtat e njeriut;

Komisioni për çështjet ekonomike dhe zhvillim;

Komisioni për çështjet sociale, shëndetësore dhe familjare;

Komisioni për migracionin, refugjatët dhe të popullsinë;

KALR është trup konsultativ i Këshillit të Evropës në të cilin janë prezantuar autoritetet lokale dhe rajonale në Evropë. I formuar në vitin 1494 nga ana e Komitetit të Ministrave, me punën e vet në të vërtetë e zëvendësoi Konferencën e përhershme të autoriteteve lokale dhe rajonale . Sipas modelit të AP të KE-së, Kongresi numëron 318 anëtarë të përhershëm dhe po aq zëvendës të zgjedhur nga autoritetet lokale dhe rajonale.

Qëllimi themelor i KALR është që të mundësojë pjesëmarrje të autoriteteve lokale dhe rajonale në procesin e unitetit evropian dhe në punën e Këshillit të Evropës. Një nga detyrat themelore është që ta promovojë demokracinë lokale dhe rajonale dhe t'i përforcojë bashkëpunimin ndërkufitar dhe ndër-rajonal në Evropë më të gjerë.

KALR e analizon implementimin e parimeve të demokracisë lokale paraqitura në Kartën Evropiane për vetadministrimin lokal dhe merret me3 të gjitha çështjet politike të cilat afektohen në këto pushtete, siç është zhvillimi i fshatit dhe qytetit, mbrojtja e mjedisit njerëzor, kultura, arsimi, veprimtaritë shoqërore/shërbime dhe shëndetësi.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës
 
Republika e Maqedonisë, respektivisht Kuvendi i Republikës së Maqedonisë janë pranuar me anëtarësim të plotë në Këshillin Evropian dhe  në Asamblenë Parlamentare më 9 nëntor 1995. Në periudhën nga  viti 1993 deri në fitimin e anëtarësimit të plotë Kuvendi i Republikës së Maqedonisë kishte status të "mysafirit special" në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Në periudhën e parë Kuvendi i Republikës së Maqedonisë u prezantua nga delegacioni i përbërë nga shefi i dhe dy anëtarë, ndërsa me fitimin e statusit të Republikës së Maqedonisë si vend - anëtar  Kuvendi u prezantua nga shefi, dy anëtarë dhe tre zëvendësanëtarë të delegacionit (Me bashkëngjitje: Pasqyrë e delegacioneve të Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit Evropian).

Në vitin 1996 për Republikën e Maqedonisë u hap procedurë monitorimi, gjatë së cilës, si edhe për çdo vend-anëtar të sapopranuar, nga ana e Komisionit për Monitorim u shqyrtua respektimi i obligimeve dhe përpjekjeve të ndërmarra gjatë pranimit. Në këtë kontekst u shqyrtua gjendja e planit për miratimin e ligjeve më të rëndësishme sistemore (Ligji penal, Ligji qytetar, për gjykata, për prokurorë publikë, për vetadministrimi lokal, për arsim të lartë, për shtetësi, për mediume, kundër korrupsionit); integrimi i pakicave në pajtim me Konventën kornizë për mbrojtjen e pakicave;mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të njeriut në pajtim me dispozitat e Konventës evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe legjislacionin për sigurim të gjyqësisë së pavarur dhe efikase. Pas monitorimit katërvjeçar, në prill  të vitit 2000 Asambleja Parlamentare e Këshillit Evropian miratoi Rezolutën 1213(2000) dhe Rekomandimin 1453(2000) për mbylljen e procedurës për monitorim për Republikën e Maqedonisë.

Në numër më të madh të rezolutave dhe rekomandimeve AP e KE-së u pajtua që ta mbyll procedurën e monitorimit, sepse shtetet e interesuara bënë përparim të dukshëm në respektimin e obligimeve dhe synimeve dhe treguan përcaktimin e tyre për të vazhduar. Por, Kuvendi njëkohësisht , në këto rezoluta dhe rekomandime ( në funksion të simulimit dhe ndihmës), shpesh rekomandon që të ndërmerren hapa të mëtejmë dhe në formë të dialogut të vazhdohet me përcjelljen e shteteve të interesuara. Për këtë qëllim në vitin 2000 AP e KE-së vendosi procedurë të re për dialog të postmonitoruar. Me këtë procedurë, një vit pas mbylljes së procedurës për monitorim fillon diskutimi për aktivitet të vazhdueshëm sipas rezolutave dhe rekomandimeve për mbylljen e procedurës ose për çfarëdo lloj çështjesh tjera, të cilat rezultojnë nga obligimet e shtetit. Dialogu bazohet në vlerësimin e situatës të kryer nga ana e kryetarit të komisionit për Monitorim, në bashkëpunim me delegacionin e interesuar parlamentar nacional, i cili prezantohet në Memorandumin e Kryetarit, për të cilin debatohet në mbledhjen e Komisionit për Monitorim.

Ky dialog nuk konsiderohet si procedurë e monitorimit e rregulluar në Rezolutën 1115 (1997), për të cilën debatohet dhe vendoset në seancë plenare, por si proces i veçantë specifik i zbatuar nga ana e Komisionit për Monitorim në emër të Kuvendit për të cilin njoftohet Byroja e AP të KE-së.

Në Komisionin për Monitorim dhe në AP të KE-së vazhdimisht shqyrtohen mundësitë për avancimin e Procedurës për Monitorim. Me ndryshimet e vitit 2006 është hartuar lista e kritereve për mbylljen e procedurës për monitorim. Sipas saj përveç kërkesave specifike të përcaktuara paraprakisht për vende të caktuara, kërkohet që të plotësohen së paku edhe tri kërkesa kumulative. 

- Pas realizimit të zgjedhjeve fer dhe demokratike, situate politike në vend duhet të jetë  mjaft stabile që të siguroj reformatë kapshme dhe të pakthyeshme, kurse reformat e miratuara duhet të implementohen në mënyrë adekuate;

- Në rast se vendet të cilat nuk e kanë suverenitetin e plotë në teritorin e vetë, vendet të cilat janë pjesërisht ose tërësisht nën administratën ndërkombëtare, vendet të cilat janë në luftë me fqinjët ose  shkaktojnë  tensione serioze etnike dhe /ose separistike, pushtetet e tyre duhet të tregojnë në praktikë synime për mbylljen e konflikteve të tilla me mjete paqëdashëse dhe në interest e popullatës e cila nuk është e prekur;

- Të gjitha konventate KE të cilat janë kyçur si obligim gjatë pranimit doemos duhet të ratifikohen.

- Veçanërisht është i  rendësishëm ndryshimi me btë cilin është tejkaluar kritika për "standardet e dyfishta" dhe është theksuar barazia ndaj obligimeve për të gjitha anëtaret e KE. 

Është vendosur raport hyrës trevjetor për vendet të cilat nuk  gjenden nën monitoring procedurën dhe nuk janë të kyçurn në dijalogun e pas monitoringut.-- Raporti i tillë është bazuar në përcjelljen e prainimit dhe impementimit të rezolutave, rekomandimeve dhe konventave të trupave dhe institucioneve të KE.-- Në raportin prezantohet plotësimi i obligimeve në korniza të KE të lidhura me demokracinë pluralistike, sundimin e së drejtës, lufta kundër korupcionit dhe krimit të organizuar, mbrojtja e të drejtave të njeriut, kurse u  theksuan edhe konventat e KE të cilat ende nuk janë të nënshkruara ose të ratifikuara. --

Rëndësi e procesit të monitoringut është e theksuar edhe në Dokumentin Final në Samitin të Tretë të KE në Varshavë, si dhe në raportin e ish Kryeministrit të Luksemburgut Zhan-Kllod Junker për marrëdhëniet në ndërmjet KE dhe BE-së.-- Në ato theksohet nevoja për çasje të kordinuar në monitoring mekanizmat sin ë KE (AP dhe komisionet e saj, Komiteti i Ministrave, Konkresi i pushteteve locale dhe rajonale, Konventa Veneciane), ashtu edhe me BE-në dhe organizatat tjera ndërkombëtare.-- Në mënyrë decide është theksuar nevoja për ngritjen e bashkepunimit më të afërt, konsultim dhe koordinim të aktiviteteve në korniza të zgjërimit të BE-së dhe politikës evropiane në fqinjësi të drejtpërdrejtë.-- Plotësimi i obligimeve dhe synimet ndaj KE llogariten si element i rënsësishëm për avancim, shpejtim dhe realizim të aspiratave për eurointegrim të mëtutjeshëm  veçmas të vendeve. --

Monitoring procedura llogaritet si mjet i fortë i KE për plotësimin e tërësishëm të obligimeve të vendeve anëtare që kanë të bëjnë me Statutin e organizatës, Konventa Evropiane për të Drehtat Themelore dhe të gjitha konventat  e KE, ndaj të cilave shteti ka pasur çasje si dhe ndaj obligimeve specifike të marrura gjatë pranimit në  anëtarësim.-- Në Mbledhjen e Komitetit të Përhershëm në 12 mars të vitit 2010 në Paris janë të miratuara Rezoluta 1710 (2010) për mandatin e referuesit të Monitoring Komisionit me të cilën bëhen ndryshime në procedurqn e Monitoringut dhe në dialogun e pas monitoringut dhe kodifikoohen kriteret për emërimin e referuesve.--  Dialogu pas monitoringut, në të cilin në këtë moment Republika e Maqedonisë si dhe Bullgaria dhe Turqia duhet ta përkrah progresin ndaj demokracisë dhe repsektimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e të drejtës, si dhe plotësimi i tërësishëm i obligimeve specifike të paekzekutuara të marrura gjatë pranimit.-- Procedura paraprake për finalizim të dialogut të postmonitoringut përfshinte raporttë kryetarit ose nënkryetarit të Monitoring Komisionit me të cilin propozohet përmbyllje e dijalogut.-- Pas pranimit nga Byroja ajo ishte pjesë e raportit për aktivitetet ndërmjet dy sesioneve të Kuvendit të përhershëm dhe gjatë asaj nuk ka pasur rezolutë të përhershmë e cila do të ishte shqyrtuar dhe miratuar në sesionet plenare.--

Nga mbi 209 marrëveshje të Këshillit të Evropës, Republika e Maqedonisë deri më 14 Maj të vitit 2010 ka nënshkruar dhe ratifikuar 86 marrëveshje.-- Krahasuar me fqinjët e drejtpërdrejtë:-- Greqia (93), Bullgaria (79), Shqipëria (72) dhe Serbia (68).-- Ky është indicator për përkushtueshmërinë e Republikës së Maqedonisë ndaj plotësimit të obligimeve dhe ngarkimeve gjatë prabimit dhe është sinjal i qartë për finalizim të  procedurës së monitoringut.--  Gjatë asaj duhet të mirret parasysh se obligimet e marura gjatë antarësimit të Republikës së Maqedonisë në KE në masë të madhe janë realizuara në tërësi ose janë tejkaluar.--

PASQYRIM
 I DELEGACIONEVE TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË -
NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EVROPËS-

Periudha mandatore--

 

Anetarë të delegacionit--

Zëvendës-anetarë të delegacionit--

1993-1995

 

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e fitoi statusin e të ftuarit special në Asamblenë parlamentare në Këshillin e Evropës në muajin qershor të vitit 1993, kurse ky status zgjati deri në muajin shtator të vitit 1995.--

 

 

 

 

Nikolla Popovski (LSDM), Shef i Delegacionit;--

 Llambe Arnaudov (VMRO-DPMNE)--

 Muhamet Halili (PDP)--

(nga qershori i vitit 1993 deri --

Në zgjedhjet në vitin 1994)--

 

 

1995-1998

 

Në anëtarësim të plotfuqishëm të Këshillit të Evropës Republika e Maqedonisë është pranuar në 9 Tetor të vitit 1995.--

 

 

 

Nikolla Popovski (LSDM), shef;--

Marjanço Kotllar (PL);--

Sami Ibraimi (PPD)--

Në vitin 1997 Sami Ibraimi ishte zëvendësuar  nga Mevlan Tairi (deri në vitin 1998).--

 

Atanas Vangellov (LSDM);--

 Mirko Tripunoski (PS);--

Abdurauf Prusi (PPD)--

 

 

 

1998-2002

 

 

Danillo Gligorovski (VMRO-DPMNE), shef Nikolla Popovski

 

Në vitin 2002 Arben Xhaferi ishte zëvendësuar me Demush Bajramin

Gjulistana Markovska (VMRO-DPMNE);

NATALIA MARKOVIÇ DIMOVA(DA, ND) Azis Pollozhani (PDP,BDI)

 

 


 

2003-2004

 

 

 

 

 

 

 

Dr Eleonora Petova Mitrevska (LSDM), Shef; Teuta Arifi (BDI); Stojan Andov (PL).--

 

Andrej Zhernovski (PLD);--

Ganka Samoillovska- Cvetanova (VMRO-DPMNE);--

Xhevdet Nasufi (PDSH).--

2005

  Dr Eleonora Petova Mitrevska (LSDM), Shef- deri nw Maj tw vitit 2005; kurse pastaj--

Igot Ivanovski (LSDM);--

Rafiz Aliti (BDI) dhe --

Zoran Krstveski (PL).--

Andrej Zhernovski (PLD);--

Ganka Samoillovska-Cvetanova  (VMRO-DPMNE);--

Xhevdet Nasufi (PDSH).--

2006-2008

Oliver Shambevski (VMRO-DPMNE), shef;--

Ruzhdi Matoshi (PDSH), anwtar--

Ilinka Mitreva (LSDM), anwtar-

Bllagoj Zashov (PRSD);--

Aziz Pollozhani (BDI)--

Andrej Zhernovski (PLD);--

2008- 2010

Oliver Shambevski (VMRO-DPMNE)--

Aleksandar Nikolovski, (VMRO-DPMNE),

Igor Ivanovski (LSDM), anwtar;

Ermira Mehmeti (BDI) член.

Zoran Petreski (VMRO-DPMNE),

Flora Kadriu (НД);

Andrej Zhernovski (PLD);

a

Na ndiqni në:

Click