KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E mërkurë, 19 maj 2010

TAKIME TË KOMITETIT TË KRYETARIT, BYROSË DHE KOMITETIT TË PËRHERSHËM TË ASAMBLESË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT EVROPIAN (AP E KE-së) NË SHKUP

Në kuadër të kryesimit gjashtëmujor maqedonas me Këshillin Evropian në vitin 2010, më 20 dhe 21 maj 2010, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, do të mbahen takimet e Komitetit të Kryetarit, Byrosë dhe Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit Evropian (AP e KE-së).

Këto takime, sipas praktikës së deritanishme të Këshillit të Evropës, zakonisht realizohen në vendin i cili kryeson me Komitetin e Ministrave të KE-së për vitin rrjedhës. Takimet në të cilat shqyrtohen çështje vijuese nga domeni i punës së AP të KE-së, paraqesin mundësi të shkëlqyeshme për promovimin e vendit nëpërmjet diplomacisë parlamentare, e cila përfiton në rëndësinë e vet me vet faktin që në këto takime marrin pjesë përfaqësuesit më të lartë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Komiteti i Kryetarit përbëhet nga kryetari  dhe nënkryetarët (20) e AP të KE-së, ndërsa Byronë e përbëjnë Kryetari, nënkryetarët, shefat e grupeve partiake(ose zëvendësit e tyre), si dhe kryetarët e komisioneve të AP të Ke-së (ose zëvendësit e tyre).Vendet më të mëdha kanë vend të përhershëm në Byro, ndërsa vendet më të vogla ndryshohen në turne. Obligimet e Byrosë janë të llojllojshme:përgatitja e rendit të ditës të AP të KE-së, Kahëzimi i dokumenteve në komisionet e resorit, azhurnimi i punës rrjedhëse dhe të përditshme, mbajtja e relacioneve të vazhdueshme me organizatat tjera ndërkombëtare etj.

Komiteti i Përhershëm, i cili ndërmjet dy sesioneve të rregullta vepron në emër të AP të KE -së, përbëhet nga kryetari i AP të KE së,nënkryetarët e Kuvendit, shefat e delegacioneve partiake, shefat e delegacioneve nacionale dhe dhe kryetarët e komisioneve. Komiteti i Përhershëm zakonisht mban mbledhje dy herë më vit, ndërmjet sesioneve të rregullta të AP të KE-së , dhe vepron në emër të AP të KE-së, kur ai nuk kryeson.

 

a

Na ndiqni në:

Click