KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E hënë, 20 shtator 2010

Fjalim hyrës i shefit të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në AP të Këshillit të Evropës z. Aleksandar Nikolloski

I nderuar kryetar i Komisionit , z. Grinvej,
Të nderuar anëtar të Komisionit,
Zonja dhe zotërinj,

Me kënaqësi të veçantë në emër të Delegacionit të Kuvendit të RM-së dhe në emër timin personal e përshëndeti pjesëmarrjen në sesionin e sotëm dhe në nesërm të Komisionit të AP të KE për migrim, emigrantë dhe popullatë. Ajo mbahet në mes të aktiviteteve intensive në kuadër të Kryesimit Maqedonas me KE- javën e kaluar sa mbaroi Konferenca e dedikuar dimensionit religjioz të dialogut multikulturor dhe roli I mediumeve dhe ishte mbajtur Kuvendi i të rinjve i shënuar si Procesi i Ohrit , ndërsa na ngel dhe konferenca ministrore dedikuar përparimit të vlerave shoqërore dhe   trashëgimisë kulturore në Evropë.

Tentojmë në të gjitha segmentet që ta realizojmë programin ambicioz të cilin e vërteton përkushtimin tonë në realizimin e qëllimeve dhe synimeve të KE. Gjatë kohës së krizës ekonomike – financiare botërore ajo nuk është aspak detyrë e lehtë dhe jemi të detyruar, me qëllim pa mos e prishur programin e miratuar gjashtëmujor, në frenimin e  shpenzimeve.

Për atë mu në fillim dua t’ju kërkoj falje deri te të gjithë ju për arsye të ndryshimit të shkaqeve objektive, në vendin e mbajtjes së takimit në Komision. Keqardhja ime është edhe më e madhe meqë si deputet nga Ohri ndjej edhe detyrim personal të ju njoftoj me margaritarin e turizmit maqedonas, i cili si pjesë e trashëgimisë së përgjithshme kulturore  dhe natyrore evropiane gjendet në mbrojte të UNESKO-së. Shpresoj se ajo do të jetë  sfidë dhe arsye më tepër, si anëtarë të AP të KE ose në cilën do cilësi tjetër, në rast tjetër të ju përshëndes në qytetin tim të lindjes.

Më lejoni lidhur me çështjet të cilat janë, sot dhe nesër, në rendin tonë të ditës të jap disa vërejtje të shkurtra.
Më parë lidhur me kontrabandën dhe tregtinë e palejueshme me njerëzit , dua të theksoj se të gjitha format e kësaj të keqe - pa marr parasysh të jenë në planin nacional ose ndërkombëtar, viktimat janë gra, burra ose fëmijë, për arsye të cilit do eksploatimit-puna seksuale, e dhunshme ose arsye tjetër e dhunshme, paraqet recidiv të kohërave barbare nga  e kaluara, e  të cilat janë të papranueshme në kohën e sotme. Për atë lufta kundër tregtisë me njerëz bie në prioritetet më kulmore të KE dhe së bashku me UE janë të vendosura standarde të përgjithshme evropiane lidhur me të cilët parashtrohet pyetja dhe jo a janë të inkorporuar në legjislacionin tonë por se sa i realizojmë.

Aktivitete kyçe të RM-së në këtë plan në vitin e kaluar janë realizuar në këto sfera: Janë miratuar ndryshime në Kodin Penal me të cilin përforcohen masat ndëshkimore për kundërvajtësit; janë përforcuar kapacitetet teknike për luftë kundër kriminalitetit të organizuar; është formuar sportel shtetëror-qendër e viktimave për tregti me njerëz; përmes punëtorive dhe seminareve është rritur vetëdija e target grupeve (nxënës, studentë dhe tjerë) për rrezikun e tregtisë me njerëz; në vazhdimësi marrim pjesë në punën e mekanizmit transnacional  të vendeve të EJL-së në luftën kundër kësaj të keqe dhe janë të regjistruara dhe penalisht janë të paraqitur më tepër kryerës të kësaj të keqe. 

 Lidhur me provimin e sotëm dedikuar migracioneve dhe sfidave demografike dua të theksoj se është rrethanë  me fat që mu kjo sferë te ne është selia e organizatës rajonale eksperte –MARRI, përfaqësues të cilët janë midis nesh dhe me ekspertë tjerë do të mund të jenë  bashkëbisedues relevantë në dialogun tonë. Ju rikujtoj se Iniciativa Rajonale për migrim, azil dhe refugjatë është themeluar për çështjen e menaxhimit me migrimin në Ballkanin perëndimor dhe ka për qëllim ta promovoj bashkëpunimin e afërt rajonal dhe siguron qasje konkrete dhe të integruar lidhur me migrimin, azilin dhe integrimin e menaxhimit kufitar. Kjo çështje rajonale është pjesë e rëndësishme e procesit të eurointegrimit në rajon.

Republika e Maqedonisë, Malit të zi dhe Serbisë vitin e kaluar në bazë të rezultateve të arritura e fituan liberalizimin vizave, por janë të nevojshme përpjekje plotësuese dhe për dy anëtare të ngelur të MARRI-së Shqipëria dhe Bosnjë dhe Hercegovina, së shpejti të jetë ulur perdja shengen e UE-së.

Vitin e ardhshëm Republika e Maqedonisë do ta realizoj regjistrimin e popullatës me të ashtuquajturin model i hapur i çështjeve, çka do të thotë se personat e regjistruar, përfaqësues dhe të bashkësive më të vogla etnike do të mund lirisht ta deklarojnë përkatësin e tyre etnike dhe religjioze dhe gjuhën e tyre amtare, dhe jo të jenë të regjistruar në grafën e përgjithshme '' të tjerë'' Do të na gëzonte kur e njëjta drejtë ka të bëj me pakicën maqedonase në vendet fqinje. Konsiderojmë se ajo nuk është asnjë privilegj, por standard i përgjithshëm i cili duhet të aplikohet pa përjashtim në të gjitha venet anëtare të KE.

Ju dëshiroj punë të suksesshme dhe qëndrim të këndshëm në Shkup. 

a

Na ndiqni në:

Click