E martë, 14 korrik 2009, 0ra 11, Salla “Boris Trajkovski”
DEBAT PUBLIK
Këshilli nacional për eurointegrime organizon debat publik në lidhje me versionin e punës të Propozim-ligjit për ndihmë juridike falas.
Këshilli nacional për eurointegrime vazhdon me organizimin e debateve publike në lidhje me ligjet për të cilat janë të nevojshme debate më të gjera, që do të mundësonin miratimin e ligjeve cilësore dhe përgatitjeve cilësore për marrjen e obligimeve nga anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian.
Për këtë qëllim Këshilli nacional për eurointegrime organizon debat publik për versionin e punës të Propozim-ligjit për ndihmë juridike falas. Debati publik do të mbahet më 14 korrik 2009 (e martë), në sallën “Boris Trajkovski” me fillim në orën 11.
Këshilli nacional për eurointegrime deri në fund të muajit korrik do të mbajë edhe një debat në lidhje me versionin e punës të Ligjit për procedurë penale.
Debati publik është i hapur për mediet.