Njoftimet



E martë, 15 dhjetor 2009, ora 11:00, Salla kushtetuese

KËSHILLI NACIONAL PËR EUROINTEGRIME

Propozimi i rendit të ditës:

1. Integrimi evropian i Republikës së Maqedonisë pas konkluzioneve të Këshillit të Unionit Evropian të 8 dhjetorit 2009;

2. Miratimi i propozim-konkluzioneve nga debati publik për Propozim-ligjin për ndihmë juridike falas,

3. Miratimi i propozim-konkluzioneve nga debati publik lidhur me versionin e punës së Ligjit për procedurë penale dhe Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit penal, të mbajtur më 22 korrik 2009;

4. Miratimi i propozim-konkluzioneve nga debati publik për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesave, të  mbajtur më 31 korrik 2009;

5. Miratimi i propozim-konkluzioneve nga debati publik për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për nëpunës shtetërorë, të mbajtur më 27 gusht 2009;

6. Miratimi i propozim-konkluzioneve nga debati publik për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune, të mbajtur më 4 shtator 2009;

7. Miratimi i propozim-konkluzioneve nga debati publik për "Politikat për përparimin e mjedisit jetësor në Republikën e Maqedonisë", të mbajtur më 26 nëntor 2009.

Click