E premte, 24 korrik 2009, ora 10.30, Salla e Komisionit kushtetues
KOMISIONI PËR POLITIKË TË JASHTME
- Në këtë mbledhje ambasadori i porsaemëruar i Republikës së Maqedonisë në Shtetin e Izraelit, Pajo Aviroviq, do ta paraqesë platformën e tij për aktivitetet diplomatike.
Rendi i ditës plotësohet me :
1. Propozim-ligj për ratifikimin e Konventës ndërkombëtare për mbrojtjen e llojeve të reja të bimëve;
2. Propozim-ligj për ratifikimin e Aneksit për ndryshimin e Aneksit I, të Marrëveshjes multilaterale ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare të tij, Republikës e Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Republikës së Bullgarisë, Republikës së Kroacisë, Republikës së Maqedonisë, Republikës së Islandës, Republikës së Malit të Zi, Mbretërisë Norvegjeze, Rumanisë, Republikës së Serbisë dhe Misionit të Kombeve të Bashkuara për administrimin e përkohshëm të Kosovës, për themelimin e Sferës së përbashkët evropiane të aviacionit;
3. Propozim-ligj për ratifikimin e Memorandumit për mirëkuptim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian, për pjesëmarrje të Republikës së Maqedonisë në programin e bashkimit “Fiscalis 2013”;
4. Propozim-ligj për ratifikimin e Memorandumit për mirëkuptim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian, për pjesëmarrje të Republikës së Maqedonisë në programin e bashkimit “Customs 2013”;
5. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Indisë, për heqjen e regjimit të vizave për bartësit e pasaportave diplomatike.