SAMIT DYDITOR I UE-SE 10.12.09...



E enjte, 10 dhjetor 2009, Bruksell

SAMIT DYDITOR I UE-SË

Në takimin dyditor në Bruksel, shefat e shteteve ose qeverive të vendeve-anëtare të Unionit Evropian, sot dhe nesër do t’i shqyrtojnë çështjet për ndryshimet klimatike dhe rimëkëmbjen ekonomike. 

Lexo më shumë

SAMITI EU - UKRAINE 4.12.09...



E premte, 4 dhjetor 2009, Kiev

SAMITI EU - UKRAINË

Kriza ekonomike dhe financiare, reformat tregtare dhe çështjet për gazin, janë vetëm disa nga temat të cilat do të shqyrtohen nga ana e liderëve të Unionit Evropian dhe Ukrainës në samitin e sotëm në Kiev

Lexo më shumë

KESHILLI I UE VENDOS PER MARRJEN E DATES PER BISEDIMET PER ...



E hënë, 7 dhjetor 2009

KËSHILLI I UE VENDOS PËR MARRJEN E DATËS PËR BISEDIMET PËR ANËTARËSIMIN E MAQEDONISË NË UNION

Këshilli i Unionit Evropian në samitin dyditor në Bruksel, sot dhe nesër duhet të vendosë vallë Republika e Maqedonisë do të marrë datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në UE, që u rekomandua nga Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian.

Lexo më shumë

KREMTIM I MARREVESHJES SE LISBONES 02.12.09...



E mërkurë, 2 dhjetor 2009

KREMTIM I MARRËVESHJES SË LISBONËS

Në ceremoninë solemne në Lisbonë, ku më 13 dhjetor 2007, shefat e shteteve dhe qeverive të 27 vendeve-anëtare të Unionit Evropian nënshkruan marrëveshjen reformuese evropiane, dje u shënua hyrja e saj në fuqi

Lexo më shumë

MAQEDONIA E MORI LIBERALIZIMIN E VIZAVE 30.11.09...



E hënë, 30 nëntor 2009

MAQEDONIA E MORI LIBERALIZIMIN E VIZAVE

Këshilli i Ministrave të Punëve të Brendshme dhe Drejtësisë së vendeve-anëtare të Unionit Evropian, në preskonferencën në Bruksel, e konfirmoi liberalizimin vizave për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë, i cili do të startojë më 19 dhjetor të këtij viti. Me vendimin plotësohet Rregulativa 539/2001 e UE-së, përkatësisht këto tre vende ballkanike kalojnë nga shengen-lista "e zezë” në "të bardhë’’.

Lexo më shumë

SAMITI UE-KINE 30.11.09...



E hënë, 30 nëntor 2009

SAMITI UE-KINË

Sot në Nanking do të mbahet takimi i 12-të i kreut të Unionit Evropian dhe Kinës, në të cilin kryeministri kinez, z. Ven Xhiabao, do të jetë nikoqir i kryeministrit të Suedisë dhe kryesues me Unionin, z. Frederik Rejnfeld dhe kryetari i Komisionit Evropian, z. Zhoze Manuel Baroso. Në fokusin e takimit do të jetë ngrohja globale, një javë para Konferencës së klimës, e cila do të mbahet në Kopenhagë, në organizim të KB.

Lexo më shumë

U SHPALL PERBERJA E KOMISIONIT TE RI EVROPIAN 27.11.09...



E premte, 27 nëntori 2009

U SHPALL PËRBËRJA E KOMISIONIT TË RI EVROPIAN

Kryetari i Komisionit Evropian, z. Zhoze Manuel Baroso, në pres-konferencën në Bruksel, e shpalli ekipin e tij të ri, i cili do të duhet të fillojë me punë në fillim të vitit të ardhshëm, pasi të verifikohet nga Parlamenti Evropian. Komisar i ri për zgjerim do të jetë z. Shtefan Fule nga Çekia, i cili do të trashëgojë z. Oli Renin

Lexo më shumë

EUROPARLAMENTI DISKUTON PER ZGJERIMIN E BE-SE 25.11.09...



E mërkurë, 25 nëntor 2009

EUROPARLAMENTI DISKUTON PËR ZGJERIMIN E BE-SË

Në seancën plenare të Parlamentit Evropian, të mbajtur prej 23 deri më 26 nëntor në Strasburg, sot eurodeputetët diskutojnë për Projekt-rezolutën e Komisionit Evropian për zgjerimin e Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor, Turqisë dhe Islandës.

Lexo më shumë

EMERIMI NE POZICIONEVE TE REJA KYC NE UE 19.11.09...



E enjte, 19 nëntor 2009, Bruksel

CAKTIMI I POZITAVE KRYESORE NË UE

Liderët e shteteve dhe qeverive të Unionit Evropian, sot do të takohen në darkë pune në Bruksel, me qëllim të caktimit të pozitave kryesore në Unionin Evropian, në vigjilje të hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Lisbonës.

Lexo më shumë

KLIMA DHE ENERGJETIKA NE FOKUSIN E SAMITIT NDERMJET UE DHE ...



E enjte, 19 nëntor 2009

KLIMA DHE ENERGJETIKA NË FOKUSIN E SAMITIT NDËRMJET UE DHE RUSISË

Ndryshimet klimatike dhe çështjet energjetike ishin tema kryesore në Samitin e tretë ndërmjet Unionit Evropian dhe Rusisë, i cili dje u mbajt në Stokholm. Nikoqir i Samit ishte kryeministri dhe kryesuesi me Unionin, z. Frederik Rejnfeld, ndërsa përveç mysafirit të tij-kryetarit të Rusisë z. Dimitrij Medvedev, morën pjesë edhe kryetari i Komisionit Evropian, z. Zhoze Manuel Baroso dhe përfaqësuesi i lartë i UE-së Havier Solana.

Lexo më shumë

EUROPARLAMENTI KERKOI TE VAZHDOHET ME REFORMA NE RRUGEN PER...



E martë, 24 nëntor 2009, Strasburg

EUROPARLAMENTI KËRKOI TË VAZHDOHET ME REFORMA NË RRUGËN PËR ANËTARËSIM NË UE

Në ditën e parë të Sesionit plenar të Parlamentit Evropian në Strasburg, u theksua se shtetet-kandidate të tashme dhe potenciale patjetër duhet të vazhdojnë me reformat në rrugën për anëtarësim eventual në Unionin Evropian.

Lexo më shumë

SESION PLENAR I PARLAMENTIT EVROPIAN 23.11.09...



E hënë, 23 nëntor 2009, Strasburg

SESION PLENAR I PARLAMENTIT EVROPIAN

Prej 23 deri më 26 nëntor, anëtarët e Parlamentit Evropian do të mbajnë sesion plenar në Strasburg, në të cilin mes tjerash, do të debatojnë edhe për strategjinë e zgjerimit të Unionit Evropian, veçanërisht për Ballkanin perëndimor, Turqinë dhe Islandën.

Lexo më shumë

HERMAN VAN POMPUJ - KRYETAR I PARE I KESHILLIT EVROPIAN, 2...



E premte, 20 nëntor 2009

HERMAN VAN POMPUJ - KRYETAR I PARË I KËSHILLIT EVROPIAN, KETRIN MARGARET ESHTON – MINISTRE E PARË E PUNËVE TË JASHTME DHE E POLITIKËS SË SIGURISË TË UE-SË

Liderët e 27 vendeve–anëtare të Unionit Evropian, në takimin e jashtëzakonshëm në Bruksel, e emëruan Kryeministrin e Belgjikës, Herman Van Pompuj, për kryetar të parë të Këshillit Evropian, ndërsa eurokomisarja britanike e tregtisë, baronesha Ketrin Margaret Eshton, është përfaqësuesja e re e lartë e Punëve të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë të UE-së.

Lexo më shumë

SAMITI EU - RUSI...



E mërkurë, 18 nëntor 2009 Stokholm

SAMITI EU - RUSI

Sot në Stokholm do të mbahet takim me kreun e Unionit Evropian dhe Rusisë, në të cilin kryeministri i Suedisë, z. Frederik Rejnfeld, në cilësinë e kryesuesit me Unionin do të jetë nikoqir i kryetarit të Rusisë, z Dimitrij Medvedev.

Lexo më shumë

EUROPARLAMENTI MIRATOI LIBERALIZIMIN E VIZAVE PREJ 19 DHJET...



E enjte, 12 nëntor , 2009, Bruksel

EUROPARLAMENTI MIRATOI LIBERALIZIMIN E VIZAVE PREJ 19 DHJETORIT

Parlamentit Evropian në Bruksel, sot përkrahu Raportin për liberalizimin e vizave të Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi, i përgatitur nga eurodeputetja sllovene Tanja Fajon, me të cilin parashihet udhëtimi i lirë për këto tre vende në Evropë prej  19 dhjetor 2009, në vend të terminit të parë më 1 janar të vitit 2010.

Lexo më shumë
123...8         
Click