Njoftimet



E martë, 26 maj 2009

PJESËMARRJA E DEPUTETËVE BESIM DOGANI DHE KËRSTO MUKOVSKI NË KONFERENCËN E TRUPAVE PARLAMENTARË PËR MBIKËQYRJE TË SHËRBIMEVE TË ZBULIMIT TË EUROPËS JUGLINDORE NË SARAJEVË

Deputetët Besim Dogani, kryetar i Komisionit për mbikëqyrje të punës së Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim dhe i Agjencisë për zbulim dhe Kërsto Mukovski., anëtar i Komisionit, marrin pjesë në Konferencën e trupave parlamentarë për mbikëqyrje të shërbimeve të zbulimit të Europës Juglindore.

Konferenca mbahet prej 25 deri më 27 maj në Sarajevë, Bosnjë e Hercegovinë në organizim të Asamblesë Parlamentare të Bosnjë e Hercegovinës në bashkëpunim me Mbretërinë e Norvegjisë.

Në organizimin e kësaj konference janë përfshirë edhe Misioni i OSBE-së në Bosnjë dhe Hercegovinë, shtabi i NATO-s në Sarajevë dhe Këshilli rajonal për bashkëpunim.

Click