Njoftimet



E enjte,12 nëntor, 2009, ora 10:00, Salla “Boris Trajkovski’’

DEBAT PUBLIK LIDHUR ME LIGJIN PËR MUNDËSI TË BARABARTA TË GRAVE DHE BURRAVE

Komisioni për mundësi të barabarta të grave dhe burrave të Kuvendit të RM, e në bashkëpunim me Fondacionin Fridrih Ebert, zyra në Shkup organizon debat publik në temën “Implementimi i Ligjit për mundësi të barabarta të burrave dhe grave’’.

Në debatin publik do të flitet për implementimin e Ligjit për mundësi të barabarta të burrave dhe grave, për zbatimin e konceptit të barazisë gjinore përmes procesit të vendosjes, debateve parlamentare, tregut të punës, gjykatës, shëndetësisë, dhunës familjare dhe kundër diskriminimit, si dhe për implementimin e ligjit shikuar nga perspektiva lokale dhe nga perspektiva e organizatave joqeveritare.

Debati publik do të mbahet më 18 nëntor (e mërkurë) 2009, Salla “Boris Trajkovski’’ me fillim në ora 10:00.

Click