Njoftimet



E hënë, 14.12.2009, ora 10:00, Salla e Komisionit kushtetues  

DEBAT PUBLIK NË TEMËN "SHËNDETI SEKSUAL DHE RIPRODHUES I TË RINJVE NË MAQEDONI"

Komisioni për mundësi të barabarta të grave dhe burrave në bashkëpunim me Asociacionin për edukimin dhe hulumtim shëndetësor H.E.R.A. organizon debat publik në temën "Shëndetin seksual dhe riprodhues i të rinjve në Republikën e Maqedonisë.

Në debatin publik do të flitet për shëndetin seksual dhe riprodhues të të rinjve në Maqedoni, nevojat për mbështetjen institucionale për të rinjtë në fushën e HIV/AIDS-it. Programi për aksion në Konferencën ndërkombëtare për popullatën dhe zhvillimin (ICPD), kontrollimin e legjislacionit ekzistues dhe dokumentet e programit si edhe edukimit seksual të të rinjve.

Krahas anëtarëve dhe zëvendësve të Komisionit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, në debatin publik janë të ftuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ministri i Shëndetësisë i RM-së, ministri i Arsimit, përfaqësuesit e komisioneve lokale për mundësi të barabarta të grave dhe burrave nga komunat, Lobi i maqedonas i grave, si dhe përfaqësues të UNFPA, UNDP, SZO, UNICEF, UNIFEM, OSBE dhe Komisionit Evropian.

Debati publik do të mbahet më 14.12.2009 në ora 10:00 në Sallën e Komisionit kushtetues dhe do të jetë i hapur për mediet.

Click