Njoftimet



E premte, 26 qershor 2009

DELEGACIONI I KOMISIONITPËR POLITIKË TË JASHTME I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË VIZITË ZYRTARE NË RUMANI

Me ftesë të kryetarit të Komisionit për Politikë të Jashtme të Senatit të Rumanisë, Titus Korlacean, Delegacioni i Komisionit për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje të Vllado Buçkovskit, Pavle Treajanovit dhe Nazif Bushit, nga 28 qershori do të qëndrojë në vizitë zyrtare në Rumani.

Sipas programit për qëndrim, delegacioni do të pranohet nga nënkryetari i senatit, senatori Peresh, ndërsa është paraparë që të realizohen takime dhe biseda me komisionet për politikë të jashtme të Senatit dhe Dhomës së Poshtme të Palamentit të Rumanisë, si dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Qëllimi i këtij takimi të parë në nivel të komisioneve për politikë të jashtme në historinë më të re parlamentare, është zhvillim i dialogut dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, që paraqet hallkë të rëndësishme në përforcimin e dimensionit parlamentar si dhe në avancimin e marrëdhënieve të përgjithshme miqësore  ndërmjet dy shteteve.

Pritet që në takime të këmbehen mendime për më shumë çështje me intetres të përbashkët.

Click