Njoftimet



E hënë, 19 tetor 2009

DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË DO TË MARRË PJESË NË SEANCËN PLENARE TË PARLAMENTIT EVROPIAN NË STRAZBUR

Delegacioni i Komisionit për çështje evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje të: Mile Paçemskit, Talat Xhaferit dhe Emilijan Stankoviqit do të marrë pjesë në seancën plenare të Parlamentit Evropian më 19-22 tetor në Strazburg, në të cilën do të debatohet për mjetet e Buxhetit të UE-së në vitin 2010, ndërsa është paraparë edhe parashtrimi i pyetjeve nga ana e eurodeputetëve për kryetarin e Komisionit Evropian, Joze Manuel Baroso.

Pjesëmarrja e Delegacionit të Maqedonisë është në funksion të realizimit të takimeve dhe kontakteve me referuesin e Komisionit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian për Republikën e Maqedonisë, z.Zoran Taler, si dhe me eurodeputetë relevantë për përgatitjen e raportit për përparimin e Republikës së Maqedonisë. Temë e takimeve do të jetë edhe Raporti vjetor për përparimin e Republikës së Maqedonisë gjatë vitit 2009, nga Komisioni Evropian, i cili më 15 tetor iu dorëzua shtetit.

Click