Njoftimet



E hënë, 23 nëntor 2009

DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË DO TË MARRË PJESË NË SEANCËN PLENARE TË PARLAMENTIT EVROPIAN NË STRAZBURG

Delegacioni i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje: z. Petar Pop-Arsov, znj. Sllavica GrkovsKa -Lloshkova, znj. Flora Kadriu dhe z. Nazif Bushi, do të marrë pjesë në seancën plenare të Parlamentit Evropian, prej 23 deri më 26 nëntor në Strazburg.

Në seancën plenare si pikë e rendit të ditës është edhe Projekt-rezoluta për dokumentin strategjik të Komisionit Evropian për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor, Turqinë dhe Islandën.

Prania e delegacionit maqedonas është në funksion të realizimit të takimeve dhe kontakteve me eurodeputetët, me qëllim që të lobohet për marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Unionin Evropian.

Click