Njoftimet



E hënë, 27 prill 2009

DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË MORI PJESË NË KUVENDIN E 22-TË RAJONAL EVROPA NË KUVENDIN PARLAMENTAR TË FRANKOFONISË

Në Kuvendin e 22-të rajonal Evropa në Kuvendin Parlamentar të Frankofonisë (KPF), që u mbajt prej 21 deri më 24 prill 2009 në Sent Helipe, Xhersi, Britania e Madhe, mori pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje z. Andrej Petrov dhe znj. Meral Uzeiri Ferati.

Tema për diskutim e Kuvendit rajonal ishte: ''Sfidat demografike të shek. XXI dhe plakja e popullatës evropiane'', kurse diskutimi zhvillohej në tri panele: ''Konteksti dhe pasojat nga plakja e popullatës'', ''Implikimet socio-ekonomike nga plakja e popullatës'' dhe ''Implikimet shoqërore nga plakja e popullatës''. Deputeti z. Andrej Petrov kishte fjalë në suazat e panel-diskutimit të parë, me ç’rast i prezantoi gjendjet specifike demokratike në Republikën e Maqedonisë dhe Strategjinë nacionale për zhvillim demokratik 2008-2015.

Në rezolutën e miratuar, dedikuar sfidave demografike të shek. XXI dhe plakja e popullatës, Kuvendi rajonal Evropa e KPF apelon në krijimin e shoqërisë së hapur ndaj të gjitha moshave, ku respektohet e drejta për jetë të denjë dhe nuk ekziston diskriminim dhe përjashtim social në bazë të moshës. Kuvendi u bën apel qeverive dhe parlamenteve nga rajoni të ndërmarrin reforma dhe politika në pajtim me lëvizjet demografike dhe sociale, më qëllim që të formohet mjedis përkatës për plakje aktive.

 

Click