Njoftimet



E premte, 26 qershor 2009

DEPUTETI ANDREJ ZHERNOVSKI DO T’I VËZHGOJË ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SHQIPËRI

Deputeti Andrej Zhernovski në kuadër të delegacionit të Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës do t’i vëzhgojë zgjedhjet Parlamentare në Shqipëri, së bashku me vëzhguesit e institucioneve tjera ndërkombëtare.

Anëtarët e delegacionit do të takohen me kryetarin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe me përfaqësuesit e partive politike të cilët do të marrin pjesë në zgjedhje, pastaj me përfaqësuesit e shoqërisë qytetare dhe mediumet, para se ta përcjellin votimin më 28 qershor në vendvotimet e mbarë vendit.

Deputeti Zhernovski mori pjesë edhe në misionin parazgjedhor të Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës më 4 dhe 5 qershor 2009 në Tiranë.

Click