Njoftimet



E hënë, 2 nëntor 2009

Deputeti, z.Talat Xhaferi do të marrë pjesë në Seminarin regjional në temë “Implementimi i Kodit të sjelljes së OSBE-së nga aspekti politiko-ushtarak i sigurisë”, në Sarajevë

Deputeti, z.Talat Xhaferi do të marrë pjesë në Seminarin regjional në temë “Implementimi i Kodit të sjelljes së OSBE-së nga aspekti politiko-ushtarak i sigurisë”, që do të mbahet prej 3 deri në 5 nëntor 2009 në Sarajevë, Bosnje e Hercegovinë.

Qëllimi i seminarit është që të ngritë vetëdijes tek organet relevante nacionale për obligimet dhe përpjekjet të cekura në Kod, si edhe të shkëmbehen përvoja në lidhje me implementimin e tij. Vështrim i veçantë do të bëhet mbikëqyrjes demokratike mbi forcat e armatosura dhe sigurisë dhe reformave në sektorin e sigurisë.

Seminari e organizon Qendra për parandalimin e konflikteve pranë OSBE-së, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Bosnje e Hercegovinë, kurse në të do të marrin pjesë deputetë dhe përfaqësues të ministrive nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia, Serbia, Kroacia dhe Mali i Zi. 

 

Click