Njoftimet



E enjte,12 nëntor 2009

DISKUTIM PUBLIK LIDHUR ME LIGJIN PËR MUNDËSITË E BARABARTA TË BURRAVE DHE GRAVE

Komisioni për mundësi të barabarta të burrave dhe grave të Kuvendit të RM-së, në bashkëpunim me Fondacionin Fridrih Ebert, zyra në Shkup organizon debat  publik NË temën "Zbatimi i Ligjit për Mundësitë e barabarta të burrave dhe grave".

Në Debatin publik do të bëhet fjalë për zbatimin e Ligjit për mundësitë e barabarta të burrave dhe grave, për zbatimin e konceptit të barazisë gjinore në proceset e vendimmarrjes, debatet parlamentare, tregun e punës, gjyqësi, shëndetësi, dhunën në familje dhe anti-diskriminimin, si dhe zbatimin e ligjit shikuar nga perspektiva lokale dhe nga perspektiva e OJQ-ve.
Debati publik do të mbahet më 18 nëntor (e mërkurë) 2009, në Sallën “Boris Trajkovski’’ me fillim në  ora 10:00.

Click