Njoftimet



E mërkurë, 2 dhjetor 2009

NDAHET ÇMIMI SHTETËROR  "SHËN KLIMENTI I OHRIT"

Më 8 dhjetor 2009 (e martë), në Sallën solemne të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në ora 12:00, Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror "Shën Klimenti i Ohrit" do ta ndajë çmimin "Shën Klimenti i Ohrit" për vitin 2009 për mirënjohje më të lartë për arritje shumëvjeçare në sferën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, sportit mbrojtjes dhe avancimit të mjedisit njerëzor dhe në veprimtarinë sociale me interes publik të Republikës së Maqedonisë.

Çmimi në sferën e edukimit dhe arsimit do t'u dorëzohet prof. dr. Elena Kolevas, filologe klasike dhe prof. dr. Ramiz Abdulit, historian.

Çmimi në sferën e kulturës dhe artit do t'u dorëzohet dr. Kosta Ballabanovit, historian i artit dhe Branko Cvetanovskit, shkrimtar.

Çmimi në sferën e shëndetësisë do t'i dorëzohet prof. dr. Llazar Llazarovit, kardiolog.

Click