Njoftimet



E premte, 23 tetor 2009, ora 12.00, Salla solemne

NDARJA E SHPËRBLIMIT SHTETËROR ,,23 TETORI”

Më 23 tetor 2009 (e premte), në Sallën solemne të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në ora 12.00, Këshilli për ndarjen e shpërblimit shtetëror “23 Tetori”, do ta ndajë shpërblimin “23 Tetori” për vitin 2009 për realizime shumëvjeçare në sferën e shkencës, kulturës, arsimit, mbrojtjes së interesave shtetërore dhe promovimit të prioriteteve shtetërore, vlerave dhe trashëgimisë kulturore-historike në Republikën e Maqedonisë.

Shpërblimi shtetëror “23 Tetori”, për realizim në sferën e shkencës, i ndahet dr. Mihajllo Georgievski hulumtues, afirmues dhe mbrojtës i trashëgimisë kulturore letrare nga Shkupi.

Shpërblimi shtetëror “23 Tetori” për realizim në sferën e kulturës dhe artit, i ndahet artistit figurativ nga Shkupi Rodoljub Anastasov dhe Institucionit nacional Ansamblit për këngë dhe valle popullore “Tanec” nga Shkupi.

Click