Njoftimet



E martë, 8 dhjetor 2009

NDARJA E SHPËRBLIMIT SHTETËROR "SHËN KLIMENTI I OHRIT”

Më 8 dhjetor 2009 (e dielë), në Sallën solemne të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më ora 12:00 Këshilli për ndarjen e shpërblimit ,,Shën Klimenti i Ohrit” do ta ndajë shpërblimin ,,Shën Kliment i Ohrit” për vitin 2009 për mirënjohje më të lartë për realizime shumëvjeçare në sferën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, sportit, mbrojtjes dhe përparimit të mjedisit të njeriut dhe në veprimtarinë sociale me interes publik të Republikës së Maqedonisë.

Shpërblimi në sferën e edukimit dhe arsimit do t'i ndahet prof. dr. Elena Kolevas, filologe klasike dhe prof. dr. Ramiz Abdylit, historian.

Shpërblimi në sferën e artit dhe kulturës do t'i ndahet dr. Kosta Ballabanovit, historian i artit dhe Branko Cvetkovskit, shkrimtar.

Shpërblimi në sferën e shëndetësisë do t'i ndahet prof. dr Llazar Llazarovit, kardiolog. 

 

 

Click