Njoftimet



E premte, 20 nëntor 2009

PJESËMARRJA E DELEGACIONIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË KOMITETIN E PËRHERSHËM TË ASAMBLESË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT EVROPIAN NË BERN

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje, z. Aleksandar Nikolloski dhe z. Zoran Petreski do të marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit Evropian në Bern, Zvicër.

Fjalime përshëndetëse do të kenë Kryetarja e Parlamentit zviceran, z-nj. Kjara Simoneçi-Kortesi, Kryetari i AP të KE-së, z. Luis Maria de Puç dhe Kryetari i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, z. Zhoa Soaresh, ndërsa do të realizohet edhe shkëmbim mendimesh me ministren zvicerane të Punëve të Jashtme, z-nj. Mikelina Kalma-Rei.

Komiteti i Përhershëm ndërmjet sesioneve plenare parlamentare vepron në emër të Asamblesë  Parlamentare, dhe në këtë funksion në fillim të punës duhet të verifikohet edhe akreditimi i shefit të ri të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, deputetit z. Aleksandar Nikolloski. Mbledhja e ardhshme e këtij Komiteti duhet të  mbahet në muajin maj të vitit të ardhshëm në Republikën e Maqedonisë, e cila do të kryesojë me Komitetin e Ministrave të organizatës më të vjetër dhe më të madhe ndërkombëtare evropiane.

Në mbledhje në Bern, do të prezantohen prioritetet zvicerane gjatë kryesimit  me Këshillin Evropian dhe do të shqyrtohen më shumë çështje lidhur me migrimin, gjendjen e azilkërkuesve, pasojat sociale të krizave ekonomike, rreziqet dhe kundërshtimin e dhunës ndaj grave etj.


 

Click