Njoftimet



E enjte, 22 tetor 2009

Pjesëmarrja e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Kuvendin Parlamentar të Mesdheut dhe Parlamentit të Republikës së Turqisë në Stamboll

Në organizim të përbashkët të Kuvendit Parlamentar të Mesdheut dhe Parlamentit të Republikës  së Turqisë, më 23 dhe 24 tetor 2009 në Stamboll, Republika e Turqisë do të mbahet Sesioni i katërt i rregullt vjetor i Kuvendit Parlamentar të Mesdheut .

Në këtë sesion nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do të marrin pjesë deputetët z. Safet Neziri, anëtar i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Kuvendin Parlamentar të Mesdheut dhe z. Vanço Kocev, zëvendës-anëtar i delegacionit.

Në mbledhje do të debatohet për propozim-rezolutat e përgatitura sipas raporteve të dorëzuar nga tre komitetet e përhershme të Kuvendit Parlamentar të Mesdheut, e që kanë të bëjnë me: situatën në Lindjen e  Afërme, krimin e organizuar, luftën kundër terrorizmit, dialogun e kulturave dhe të religjioneve në rajonin e Mesdheut, çështjet energjetike në rajonin e Mesdheut, ekologjinë dhe ndryshimet klimatike, menaxhimin me ujërat, ballafaqimin me katastrofat natyrore, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe me çështjet e barazisë gjinore. Këto raporte u shqyrtuan në mbledhjen paraprake të përbashkët të tre komiteteve të përhershme të Kuvendit Parlamentar të Mesdheut, që u mbajt në fund të qershorit të këtij viti në Lisbonë, Republika e Portugalisë.

Në sesion pritet që parlamentareve t’u drejtohen personalitete politike eminente, z. Mehmet Ali Sahin, spiker i Kuvendit të Madh Nacional të Turqisë, z. Rexhep Taip Erdogan, kryeministër i Republikës së Turqisë, z.Ahmet Davitoglu, minisër i Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, z. Robert Valter, kryetari i Kuvendit të BUE, z.Sima Bahus, zëvendës-sekretari i përgjithshëm i Ligës së Shteteve Arabe, si edhe znj. Karen Abu Zaid, komisare e përgjithshme e Agjencisë së KB për ndihmë refugjatëve.


 

Click