Njoftimet



E martë, 27 tetor 2009

PJESËMARRJA E DELEGACIONIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË DIMENSIONIN PARLAMENTAR TË  INICIATIVËS SË EVROPËS QENDRORE NË BUKURESHT

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Dimensionin Parlamentar të  Iniciativës së Evropës Qendrore në Bukuresht (DP IEQ), prej 27 deri më 28 tetor 2009 do të qëndrojë në Bukuresht, ku do të marrë pjesë në punën e  Kuvendit Parlamentar të DP të IEQ-së.

Delegacionin e udhëheq deputeti Petar Pop Arsov, ndërsa në të janë edhe anëtarët Marjanço Nikollov dhe Jovan Llazarev. Pjesëmarrësit në Kuvendin Parlamentar të DP të IEQ-së, do të debatojnë për masat për rritjen e  punësimit dhe mbrojtjen  e grupeve  të  cenueshme,  si dhe për promovimin dhe përparimin e mundësive për tërheqjen  e investimeve.

Para  fillimit të Kuvendit Parlamentar, mbledhje do të mbajnë edhe tre komitetet e përgjithshme të DP të IEQ-së, përkatësisht Komiteti i përgjithshëm për çështje politike dhe të brendshme, Komiteti i përgjithshëm për ekonomi dhe Komiteti i përgjithshëm për  kulturë.

Click