Njoftimet



E enjte, 22 tetor 2009

PJESËMARRJA E DELEGACIONIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË SEMINARIN PARLAMENTAR PËR TREGTI TË LIRË DHE TREG TË BRENDSHËM RAJONAL NË ZAGREB, REPUBLIKA E KROACISË

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të marrë pjesë në Seminarin parlamentar për tregti të lirë dhe treg të brendshëm rajonal të në organizim të Parlamentit Evropian, që do të mbahet më 26 dhe 27 tetor 2009 në Zagreb, Republika e Kroacisë.

Delegacionin e përbëjnë deputetët: Vanço Kocev (VMRO-DPMNE), Roza Topuzova Karevska (LDP), Femi Jonuzi (BDI) dhe Mile Andonov (LSDM).

Në kuadër të këtij seminari, do të mbahet diskutim parlamentar në të cilin do të marrin pjesë deputetë nga parlamentet e shteteve të Ballkanit Perëndimor, deputetë nga Parlamenti Evropian dhe përfaqësues të Komisionit Evropian.

Click