Njoftimet



E premte, 26 qershor 2009

PJESËMARRJA E DEPUTETIT HISEN XHEMAILI NË SESIONIN 18 VJEÇAR TË AP TË OSBE-SË NË VILNUS, LITUANI

Zoti Hisen Xhemaili, anëtar i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së (AP i OSBE-së), do të marrë pjesë në sesionin 18-vjeçar të AP të OSBE-së, të mbajtur më 29 qershor  deri më 3 korrik 2009 në Vilnus, Lituani.

Në sesion, temë kryesore e diskutimit të të cilit është: “OSBE: ballafaqimi me sfidat e reja të sigurisë” pritet pjesëmarrja e më shumë se 300 deputetëve nga 50 parlamente anëtare të AP të OSBE-së.

Komisioni i parë i përhershëm i Asamblesë do të shqyrtojë raportin dhe rezolutën në lidhje me sigurinë e ushqimit, ndërsa Komisioni i dytë dhe i tretë i përhershëm do t’i kushtohen raporteve dhe rezolutave në lidhje me pasojat financiare dhe sociale të krizës ekonomike botërore.

Anëtarët e Asamblesë Parlamentar të OSBE-së do të debatojnë edhe për 24 pika shtesë në temat siç janë: përforcimi dhe reformimi i OSBE-së, promovimi i të drejtave të njeriut dhe lirive të qytetarit në sferën e OSBE-së, siguria dhe bashkëpunimi në sferën e energjisë, migracioni i punës, menaxhimi me ujëra, ndryshimet klimatike, abolicioni e dënimit me vdekje, Afganistani dhe kontrolli mbi armët.

Pritet që në sesionin vjetor të referojnë z. Arunas Valinkas, kryetar i Parlamentit të Lituanisë, z. Zhao Soaresh, kryetar i AP të OSBE-së, z. Vigaudas Usakas, ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Lituanisë, znj. Dora Bakojani ministre e Punëve të Jashtme e Greqisë dhe kryesuese me OSBE-në, z. Luis de Puç, kryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe z. Mark Perin d’ Brishambo, sekretar i përgjithshëm i OSBE-së.

Asambleja Parlamentare e OSBE-së, e themeluar në Samitin e KSBE-së në Paris më vitin 1990, e paraqet Dimensionin Parlamentar të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Detyrë kryesore e AP të OSBE-së është që ta lehtësojë dialogun ndërparlamentar, si aspekt i rëndësishëm në përpjekjet e përgjithshme për t’i dalë në ndihmë sfidave demokratike në sferën e OSBE-së.

Click