Njoftimet



E hënë, 7 dhjetor 2009

PJESËMARRJA E KRYETRES SË KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME, ZONJA RADMILLA SHEKERINSKA, NË KONFERENCËN RAJONALE PËR TEJKALIMIN E KRIZËS EKONOMIKE NË BRUKSEL

Me ftesë e Karl Biltit, ministër i Punëve të Jashtme të Suedisë, dhe Oli Renit, komisarit për zgjerimin e Unionit Evropian, kryetarja e Këshillit nacional për eurointegrime zonja Radmilla Shekerinska, do të marrë pjesë në  Konferencën rajonale me temë: Tejkalimi i krizës ekonomike: nga bashkëpunimi rajonal deri në anëtarësimin në Unionin Evropian, e cila do të mbahet më 9 dhjetor 2009 në Bruksel, Belgjikë.

Në kuadër të Konferencës së organizuar nga ana e kryesimit suedez me UE-në dhe Komisionit Evropian për bashkëpunim me Këshillin për bashkëpunim rajonal, do të mbahet debat në të cilin do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të qeverive dhe parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësues nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, nga Banka Investuese Evropiane dhe persona të tjerë profesionalë.

Kryetarja e Këshillit nacional për eurointegrime zonja Radmilla Shekerinska, në konferencë do të ketë referimin e saj me temën: Rëndësia e bashkëpunimit rajonal në tejkalimin e krizës ekonomike.

Click