Njoftimet



E enjte, më 08 tetor 2009

PJESËMARRJE E DELEGACIONIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË TAKIMET E VJESHTËS TË KP-së SË OSBE-së NË ATHINË

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të marrë pjesë në takimet e vjeshtës të KP-së së OSBE-së që mbahen prej 9 deri më 11 tetor, 2009 në Athinë, Greqi. Delegacionin e përbëjnë anëtarët: Andrej Petrov (LSDM-së), shef i delegacionit, Vlladimir Gjorçev (VMRO-DPMNE) dhe Hisen Xhemaili (BDI), anëtarë.

Në kuadër të sesionit vjeshtor të KP-së së OSBE-së do të mbahet  konferencë parlamentare për "Sigurinë energjetike dhe mjedisin jetësor’’.

Në këto mbledhje pritet të marrin pjesë rreth 200 parlamentarë nga 56 vende të OSBE-së. Midis folësve janë paralajmëruar kryetari i PS-së së OSBE-së z. Zhoa Soaresh, si dhe përfaqësues të  tjerë të lartë të kreut të shtetit të Greqisë, vendi -kryesues me OSBE-në.

Në kuadër të konferencës do të mbahet Forumi i Mesdheut dhe seancë e Komitetit të Përhershëm të Kuvendit me kryetarët e delegacioneve kombëtare në KP-në e OSBE-së.

 

Click