Njoftimet



E premte, më 25 shtator 2009

PJESËMARRJE NË SESIONIN E RREGULLT TË KUVENDIT PARLAMENTAR NË KËSHILLIN E EVROPËS NË STRASBURG

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje të: Igor Ivanovski, Zoran Petrevski, Andrej Zhernovski, Flora Kadriu do të marrin pjesë në Sesionin e rregullt të Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës në Strasburg që do të mbahet prej 28 shtator deri më 2 tetor të vitit 2009.

Në sesionin do të zgjidhet sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, ndërsa do të shqyrtohen edhe tema të tjera aktuale si nxitësit e ndryshimeve klimatike, lufta në mes të Gjeorgjisë dhe Rusisë – një vit më vonë, promovimi i njohurive për kulturën, kreativitetin dhe dialogun ndërkulturor përmes arsimit, veprimtaritë e Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik, si dhe debat i përgjithshëm për ardhmërinë e Këshillit të Evropës.

Fjalim pritet të kenë  kryetari i Sllovenisë, z. Danilo Turk, z. Samuel Zhbogar, ministri i punëve të jashtme të Sllovenisë, z. Pjer Lelush, sekretari përgjithshëm për çështje evropiane të Francës, z. Anhel Guria, sekretari përgjithshëm i OECD dhe të tjerë.

Gjatë sesionit janë parashikuar disa ngjarje për shënimin e ditës së 60-vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës.

Click