Njoftimet



E hënë, më 11 maj të vitit 2009

PJESMARJA E DELEGACIONIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË TË KUVENDIT PARLAMENTARË TË NATO-S NË ROMË, ITALI

Kuvendi parlamentarë i NATO-së do të mbajë mbledhje në sallën Plenare të senatit Italian më 11 maj të vitit 2009 për ta shënuar 60 – vjetorin e aliancës të NATO- së.

Në mbledhjen do të marin pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje të deputetëve Talat Xhaferi, kryesues i delegacionit, Vllado Buçkovski, anëtarë dhe Pavle Trajanov, zëvendës anatarë i Delegacionit.

Mbledhja është e ndarë në dy sesione me temat në vijim “ Nga fillimi deri te tranzicioni : rrënimi i murit, shtetet e reja në Aliancën dhe operacionet aktuale “ dhe “ Ardhmëria e NATO- së ndaj botës multipolare pas Samitit të NATO- së në Kell dhe Strazburg “ .
Pas mbajtjes të samitit të NATO- së më 4 – 5 prill të vitit 2009, kjo mbledhje është e paraparë si mundësi dhe deputetët  si përfaqësues të zgjedhur të popullit, që ti shqyrtojnë rezultatet e arritura të NATO- së dhe të diskutojnë për prespektivat e ardhme.

Në mbledhje do të marin pjesë rreth 200 deputetë prej 38 delegacioneve të shteteve anëtare të NATO- së dhe shtete me statut asociativ në PS të NATO- së, që promovojnë dhe zhvillojnë programë ekstenzive për partneritet dhe dialog politik që nga rënia e murit të Berlinit.

Është paraparë pjesmarje e deputetit Vllado Buçkovskit.

Click