Njoftimet



E hënë, 30 nëntor 2009

PJESMARRJA E DELEGACIONIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË SESIONIN E 57-TË PLENAR TË KUVENDIT EVROPIAN PËR MBROJTE DHE SIGURI NË PARIS

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje: z. Aleksandar Nikollovski, shef i Delegacionit në Kuvendin e Unionit të Evropës Perëndimore, z. Xhevat Ademi dhe z. Jovan Manasievski, anëtarë të Delegacionit, do të marrë pjesë në Sesionin e pesëdhjetë e shtatë plenar të Kuvendit evropian për mbrojte dhe siguri, Kuvendi i Unionit të Evropës Perendimore (KUEP), që do të mbahet prej 1 deri 3 dhjetor 2009 në Paris, Francë.

Në sesion do të shqyrtohen dhe miratohen më tepër raporte, rekomandime dhe rezoluta, ndër të tjera: ‘’Siguria e Evropës dhe zgjerimi: evoluimi i mendimit publik’’, ’’Drejt arkitekturës së re të sigurisë për Evropën’’, "Unioni Evropian dhe operacionet paqesore të Kombeve të Bashkuara’’, "Modele dhe struktura të bashkëpunimit ndërparlamentar’’, "Lufta në Afganistan: implikimet për regjionin’’, "Siguria Evropiane dhe Lindja e Afërt’’ dhe ‘’Ngjarje aktuale në sferën e jo proliferimit nuklear dhe çarmatosjes’’.

Pritet që në sesionin plenar të flasë z. Teodoros Panagallos, zëvendëskryeministër i Greqisë, si dhe përfaqësues të kryesimit suedez dhe kryesimit të ardhshëm spanjoll me UE.

 

Click