Njoftimet



E mërkurë, 24 qershor 2009

PJESËMARRJA E DEPUTETIT RISTO PENOV NË TAKIMIN E KATËRT TË TRE KOMITETEVE TË PËRHERSHME TË ASAMBLESË PARLAMENTARE TË MESDHEUT

Në organizim të përbashkët të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut dhe Parlamentit Portugez, nga 24 deri më 26 qershor 2009, në Lisbonë, Republika e Portugalisë, do të mbahet Takimi i katërt i tre komiteteve të përhershme të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut.

Në këtë takim, nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do të marrë pjesë z.Risto Penov, zëvendësanëtar i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Asamblenë Parlamentare të Mesdheut.

Në takim do të shqyrtohen dhe do të debatohet për propozim-rezolutat e përgatitura sipas raporteve të paraqitura nga tre komitetet e përhershme të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut, e të cilat kanë të bëjnë me: situatën në Lindjen e Afërt, krimin e organizuar, luftën kundër terrorizmit, dialogun e kulturave dhe religjioneve në rajonin e Mesdheut, çështjet energjetike në rajonin e Mesdheut, ekologjinë dhe ndryshimet klimatike, menaxhimin me ujërat, ballafaqimin me katastrofat natyrore, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe për çështjet e barazisë gjinore.

Click