Njoftimet



E hënë, 9 nëntor 2009

SEMINAR PËR SHËRBIMIN PROFESIONAL– AKTIVITETETE PËR MBËSHTETJEN E KOMISIONEVE LEGJISLATIVE

Partneriteti demokratik i Dhomës dhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në bashkëpunim me Institutin Nacional Demokratik (IND) dhe me mbështetjen e USAID-it, do të organizojnë seminar për shërbimin profesional, për anëtarë të shërbimit profesional të komisioneve të zgjedhura nga Kuvendi i Gjeorgjisë, Kuvendi i Republikës së Kosovës, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe Kuvendi i Madh Shtetëror i Mongolisë.

Ky është seminari i parë për shërbimin profesional në organizim të Partneritetit demokratik të Dhomës që zhvillohet jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa si bashkorganizator paraqitet parlamenti i vendit partner.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e mori këtë rol për shkak të angazhimit për përforcimin e kapacitetit institucional, duke përfshirë këtu edhe miratimin e paradokohshëm të Ligjit për parlament, i cili parashikon krijimin e Institutit parlamentar që do të ndihmojnë përforcimin e qasjes së parlamentit ndaj hulumtimit dhe analizave të politikave.

Qëllimi i seminarit është që t’i jepet mundësi personelit të vendosë bashkëpunim me kolegët e parlamenteve të vendeve-partnere në kuadër të programit të Partneritetit demokratik të Dhomës, si dhe me përfaqësues të bashkësive politike dhe donatore ndërkombëtare.

Prej 10 deri më 14 nëntor 2009, delegatët do t’i shqyrtojnë mënyrat me të cilat shërbimi profesional i komisionit do të mund në mënyrë më efikase t’i mbështesë aktivitetet e komisionit, duke përfshirë edhe organizimin e debateve ligjvënëse dhe të kontrollit, nxitjen e kontributit publik dhe ndikimit mbi legjislacionin përmes metodave të tjera, zbatimit të politikave dhe hulumtimit juridik për përkrahjen e qëndrimeve të komisionit, bashkëpunimit efikas me agjencitë e pushtetit ekzekutiv që i mbikëqyrin komisionet e tyre, si dhe shkrimit të raporteve efikase të komisioneve.

Përveç trajnimit, delegatët do të kenë mundësi ta vizitojnë Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, por edhe t’i përcjellin aktivitetet e seancave plenare ose në kuadër të komisioneve të Kuvendit.

Click