Njoftimet



E mërkurë, 22 prill 2009

TAKIM I KRYETARIT TË KOMISIONIT PËR ARSIM, SHKENCË DHE SPORT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SAFET NEZIRI ME NXËNËS TË DISA QYTETEVE TË VENDIT

Me kërkesë të Ambasadës së parë të fëmijëve ‘Megjashi”, kryetari I Komisionit për arsim, shkencë dhe sport të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Safet Neziri dhe anëtarët e Komisionit Natasha Janevska dhe Marinela Tusheva, më 22 prill 2009 do të kenë takim me nxënës nga më shumë qytete të vendi.

Takimi organizohet me rastin e fushatës botërore për inkuadrimin e të gjithë fëmijëve në arsim, ndërsa pritet që të nënshkruhet garanci për përkrahje parlamentare dhe angazhime për përfshirjen e fëmijëve, pa përjashtim, në sistemin arsimor.

Takimi do të mbahet me fillim në ora 13:00, në Sallën “Boris Trajkovski”, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

 

Click