Njoftimet



E mërkur, 29 prill 2009

TAKIM I PËRFAQESUESVE TË PARTIVE POLITIKE TË PËRFAQËSUARA NË KUVENDIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË ME Z. STEFAN ELGERSMA, OFICER KOMPETENT PËR DOSJEN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË NATO

Kryetari i PRSDM, z. Tito Petkovski, kryetarja e PDM, znj. Liljana Popovska, kryetar i LD, z. Pavle Trajanov, kryetari i Lidhjes të Romëve nga Maqedonia, z. Amdi Bajram dhe z. Jovan Llazarov, përfaqësues i PS, u takuan me z. Stefan Elgersma, oficer kompetent për dosjen e Republikës së Maqedonisë në NATO.

Qëllimi i takimit të z.Stefan Elgersma me përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë ishte njoftimi me zbatimin e reformave në Republikën e Maqedonisë për hyrjen e vendit në NATO.

Oficeri kompetent për dosjen e Republikës së Maqedonisë në NATO, z. Stefan Elgersma deklaroi se NATO është e kënaqur me kontributin e Republikës së Maqedonisë, e cila me forcat e veta merr pjesë në misionet në Avganistan dhe përkrahjen që Republika e Maqedonisë ia jep KFORIT.

 

Click