Njoftimet



E martë, 17 nëntor 2009

PJESËMARRJA E KRYETARIT TË KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE, Z. LUBISAV IVANOV ZINGO, NË KONFERENCËN RAJONALE PËR REFORMË TË KLIMËS SË BIZNESIT NË EVROPËN JUGLINDORE NË TIRANË, REPUBLIKA E SHQIPËRISË

Me  ftesë të Korporatës Financiare Ndërkombëtare IFC, kryetar i Komisionit për çështje ekonomike, z. Lubisav Ivanov Zingo, do të marrë pjesë në Konferencën rajonale për reforma të klimës së biznesit në Evropën Juglindore - rritje dhe konkurrencë, "Tejkalimi i krizës dhe pamje drejt të ardhmes", në organizim të Korporatës Financiare Ndërkombëtare IFC, e cila do të mbahet prej 17 deri më 19 nëntor 2009 në Tiranë, Republika e Shqipërisë .

Në kuadër të kësaj konference do të mbahet diskutim në të cilin do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të qeverive dhe parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësues të CEFTA-së, Bankës Botërore dhe institucioneve tjera financiare ndërkombëtare.

Kryetari i Komisionit për çështjet ekonomike, z. Lubisav Ivanov Zingo, në konferencë do të ketë prononcim të vetin në temën: Proceset parlamentare dhe zbatimi i reformave.

 

Click