Njoftimet



E premte, 8 maj 2009

PJESMARJE E KRYETARIT TË KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE, Z. PETAR POP ARSOV TË KONFERENCËS TË KOMOSIONEVE PËR ÇËSHTJE EVROPIANE TË VENDEVE ANËTARE TË UE – KOSAK, NË PRAGË, REPUBLIKA E ÇEKISË

Në kornizë të kryesisë çeke me Unionin Evropian, kryetari i Komisionit për çështje evropiane, z. Petar Pop Arsov prej 10 – 12 maj do të mer pjesë në Konferencën e Komisioneve për çështje evropiane në vendet anëtare të UE – KOSAK, që u mbajt në Pragë, Republikën e Çekisë.

Në konferencën, përveç tjerash, do të debatohet për temat aktuale për Unionin Evropian, edhe atë për ardhmërinë e Evropës në dritën e ratifikimit e kontratës të Lisabonit, kriza finansiare botërore, si dhe për rolin e UE në mbrojtjen e demokracisë dhe të drejtat e njerëzve në botë, dimenzionit perendimorë të politikës Evropiane për fqinjësi, si dhe për Përvjetorin e politikës strategjike të Komisionit Evropian për vitin 2010.

Fjalim përshëndetës të Konferencës pritet të kenë kryetari i Shtëpisë të deputetëve , z. Millosllav Vlçek, dhe të Senatit në Parlamentin Çek, z. Premusell Sobotka, kurse referimi i tij në lidhje me prioritetet e kryesisë Çeke me  UE do të ketë kryetari i Këshillit Evropian, kryeministri i Republikës Çeke z. Jan Fisher.

Click