E hënë, 29 nëntor 2010
Pjesëmarrje në Takimin e tetë të Komitetit të Përzier Parlamentar -Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian
Në takimin do të merr pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin e përzier Parlamentar-Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian, i udhëhequr nga z. Aleksandar Spasenovski, kryetar i Delegacionit dhe bashkëkryesues i Komitetit, z. Rafiz Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe i delegacionit, znj.Sllavica Grkovska Lloshkova, nënkryetare e Komitetit, znj. Sonja Mirakovska, anëtare e delegacionit dhe z. Vlladimir Gjorgjev, zëvendës-anëtarë.