E enjte, 21 tetor 2010, ora 11:00, Salla 3
KOMISIONI PËR FINANCIM DHE BUXHET
Propozimi i rendit të ditës:
1. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për tatimin personal mbi të ardhurat parashtruar nga deputeti Jovan Manasijevski (leximi i parë);
2. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për mënyrën dhe procedurën e pagesës së depozitimeve devizore të depozituara të qytetarëve për të cilat garant është Republika e Maqedonisë (leximi i dytë);
3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit doganor (leximi i dytë);
4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Drejtorinë Doganore (leximi i dytë);
5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Drejtorinë për të Hyra Publike – (leximi i dytë);
6. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për procedurë tatimore (leximi i dytë);
7. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për ngarkimin e Republikës së Maqedonisë me kredi te Banka Investuese Evropiane sipas Marrëveshjes financiare për financim global të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe projekteve të infrastrukturës nga vetadministrimi lokal në vlerë prej 20 milionë EUROSH (leximi i dytë);
8. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për taksa administrative (leximi i dytë);
9. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për revizion shtetëror (leximi i dytë).