Njoftimet



E martë, 30 nëntor 2010, Ora 11:00, Salla 1

SEANCA NR. 127 E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Propozimi i rendit të ditës: 

1. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes multilaterale ndërmjet vendeve të Evropës Juglindore për zbatimin e Konventës për vlerësimin e ndikimeve ndaj mjedisit jetësor në kontekst tejkufitar;

2. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë Maqedonase dhe Qeverisë së Belgjikës për shmangien e tatimimit të dyfishtë lidhur me tatimin mbi të ardhurat dhe kapitalin dhe për mbrojtje nga evazioni fiskal;

3. Propozim-ligj për administrim me procesuimin e lëndëve në gjykata - leximi I;

4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim pensional me financim të detyrueshëm kapital - leximi I;

5. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për denacionalizim - leximi I;

6.  Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrimin e pagesave me para në dorë - leximi I;

7. Propozim-ligj për regjistrim të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Maqedonisë 2011 - leximi II;

8. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtën ndërkombëtare private - leximi II;

9. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë për Promocion dhe Mbështetje të Turizmit në Republikën e Maqedonisë - leximi II;

10. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zonat zhvillimore teknologjike industriale - leximi II;

11. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për varreza dhe shërbime të varrimit - leximi II;

12. Propozim-ligj i plotësuar për sigurinë e ushqimit - leximi  II;

13. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për familje - leximi II;
I parashtruar nga: Darka Petrushevska, Nada Stançevska, Violeta Tasheva, Julieta Marku, Femi Jonuzi, Xhemail Jashari,  Zumrete Jakupi dhe Nazif Bushi;

14. Kërkesë për dhënie të interpretimi autentik të nenit 13 paragrafi 2 në lidhje me nenin 17 të Ligjit për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurisë të Republikës së Maqedonisë dhe të anëtarëve të familjeve të tyre, e parashtruar nga Avokati i Popullit i Republikës së Maqedonisë.

 Propozimi i rendit të ditës plotësohet me: 

1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të huaj - leximi II;

2. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për arsim të mesëm -leximi II;

3. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për arsim fillor - leximi II.

4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, me procedurë të shkurtuar;

5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për nëpunës shtetërorë, me procedurë të shkurtuar.

Click