Njoftimet



E mërkurë, 13 tetor 2010, Ora 11:00, Salla 1

SEANCA NR. 121 E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
 
(e filluar më 4. 10. 2010) (vazhdimi i gjashtë)

Rendi i ditës:
 
...

26. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e korrupsionit – leximi I;
 
27. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjykata – leximi I;
 
28. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë – leximi I;
 
29. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për konteste administrative – leximi I;
 
30. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për buxhetin e gjykatave – leximi I;
 
31. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbimin gjyqësor – leximi I;
 
32. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtën e të miturve – leximi I;
 
33. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim me pronën e konfiskuar, dobinë pronësore dhe sendet e sekuestruara në procedurë penale dhe për kundërvajtje – leximi I;
 
34. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për mënyrën dhe procedurën e pagesës së depozitimeve devizore të depozituara të qytetarëve për të cilat garant është Republika e Maqedonisë – leximi I;
 
35. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit doganor – leximi I;
 
36. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Drejtorinë Doganore  – leximi I;
 
37. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Drejtorinë për të Hyra Publike – leximi I;
 
38. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për procedurë tatimore – leximi I;
 
39. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për ngarkimin e Republikës së Maqedonisë me kredi te Banka Investuese Evropiane sipas Marrëveshjes financiare për financim global të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe projekteve të infrastrukturës nga vetadministrimi lokal në vlerë prej 20 milionë eurosh – leximi I;
 
40. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për taksa administrative – leximi I;
 
41. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për revizion shtetëror – leximi I;
 
42. Propozim-ligj për Inspektoratin Shtetëror të Vetadministrimit Lokal – leximi I;
 
43. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për informata të klasifikuara – leximi I;
 
44. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lëndët e para minerale – leximi I;
 
45. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari radiodifuzive – leximi I;
 
46. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për caktimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve tjera të infrastrukturës – leximi I;

47. Propozim-ligj i plotësuar për kualitet të produkteve bujqësore – leximi II;

48. Propozim-ligj i plotësuar për menaxhim me bateri dhe akumulatorë dhe bateri dhe akumulatorë të hedhur – leximi II;
 
49. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për qarkullim në komunikacionin rrugor – leximi II;
 
50. Propozim-ligj për ngarkim me borxh të Republikës së Maqedonisë te Banka për Zhvillim të Këshillit të Evropës sipas Marrëveshjes kornizë për hua për financim të pjesshëm të Projektit për rekonstruksion të enteve ndëshkuese-përmirësuese, me procedurë të shkurtuar;

51. Informatë për gjendjet në arsim në Republikën e Maqedonisë, e parashtruar nga deputetët: Stanka Anastasova, Mile Andonov, Vesna Bendevska, Vllado Buçkovski, Sllavica Gërkovska Lloshkova, Mende Dinevski, Cvetanka Ivanova, Igor Ivanovski, Jani Makraduli, Goran Minçev, Marjanço Nikollov, Andrej Petrov, Emilijan Stankoviq, Goran Sugarevski, Marinella Tusheva, Nikolla Qurkçiev, Tome Çingovski, Radmilla Shekerinska, Tito Petkovski, Stojan Andov, Flora Kadriu, Abedin Zumberi dhe Sulejman Rushiti;
 
52. Kërkesë për dhënie të interpretimit autentik të nenit 32, paragrafi 1 nga Ligji për noteri, e parashtruar nga deputetja Katerina Dimeska.

Click