E martë, 26 janar 2010
FJALIM I KRYETARIT VELJANOSKI NË KRAKOV NË SHËNIMIN E 65-VJETORIT NGA ÇLIRIMI I AUSHVICIT

Besoj se secili nga ne sot, këtu, kur e shënojmë 65-vjetorin e çlirimit të Aushvic - Birkenau, dëshmitari i heshtur i holokaustit, pyetet pse ndodhi ajo. Pse mbi 6 milion burra, gra, fëmijë, pleq u likuiduan brutalisht vetëm pse ishin hebrenj. Kurse Zoti, i cili është një dhe pa dallim se cilit religjion i takojmë, na mëson se të gjithë jemi bijë të zotit dhe të gjithë jemi të njëjtë. Kjo çështje nuk duhet dhe nuk mund të kufizohet si çështje personale, ajo është çështje e jona e përbashkët, obligimi i jonë i përbashkët është që të mos lejojmë që të harrohet ose të shlyhet kujtesa historike për holokaustin. Edhe më e rëndësishme është që të mos lejojmë që të krijohen çfarëdo lloj kushtesh për përsëritjen e frikës dhe tmerrit të cilin e sillte holokausti, pa dallim kujt i dedikohet, sepse ajo është e keqja më e madhe në historinë e njerëzimit