E enjte, 24 nëntor 2011, ora 14:00, Salla3
MBLEDHJA NR. 8 E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE TË ZGJEDHJEVE DHE EMËRIMEVE
Propozim i rendit të ditës:
1. Përcaktim i propozimit për zgjedhje të një anëtari të Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë që e zgjedh Kuvendi i Republikës së Maqedonisë;
2. Përcaktim i propozim-vendimit për emërim të anëtarit të Komisionit për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë te Informatat me Karakter Publik;
3. Përcaktim i propozim-vendimit për zgjedhje të zëvendësdrejtorit të Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale;
4. Përcaktim i propozim-vendimit për emërim të anëtarit të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit;
5. Përcaktim i propozim-vendimit për ndryshimin e Vendimit për zgjedhje të kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë;
6. Përcaktim i propozim-vendimit për ndryshimin e Vendimit për themelim të grupeve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e shteteve tjera dhe zgjedhje të kryetarëve dhe anëtarëve të grupeve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e shteteve tjera;
7. Përcaktim i propozim-vendimit për plotësimin e Vendimit për emërim të kryetarit, nënkryetarit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Këshillit Nacional për Eurointegrime;
8. Propozim-vendim për caktim të koeficientit për përcaktim të rrogës së kryetarit, zëvendëskryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe Procedurë të Marrëdhënies së Punës në Shkallë të Dytë;
9. Të ndryshme.