Njoftimet



E enjte, 28 korrik 2011

MBLEDHJA E TRETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE TË ZGJEDHJEVE DHE EMËRIMEVE

Mbledhja nr. 3 e Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, e filluar më 28.07.2011, në ora 14:00

Propozimi i rendit të ditës:

1. Përcaktim i Propozim - vendimit për zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive;

2. Përcaktim i Propozim - vendimit për emërimin e kryetarit, nënkryetarit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Këshillit Nacional për Eurointegrime;

3. Përcaktimi i Propozim - vendimit për përcaktimin e përbërjes së Këshillit Buxhetor të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë;

4. Përcaktimi i Propozim - vendimit për zgjedhjen e kryetarit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Këshillit të Kanalit të Kuvendit;

5. Përcaktim i Propozim - vendimit për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë;

6. Përcaktimi i Propozim-vendimit për zgjedhjen e kryetarit, nënkryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin Parlamentar për Stabilizim dhe Asocim;

7. Përcaktim i Propozim - vendimit për përcaktimin e përbërjes së Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Unionin Interparlamentar (IPU);

8. Përcaktimi i Propozim - vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për zgjedhjen e shefit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (AP NATO);

9. Përcaktimi i Propozim - vendimit për themelimin e grupeve parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e shteteve tjera dhe zgjedhje e kryetarëve dhe anëtarëve të grupeve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e shteteve tjera;

10. Të ndryshme.

Click