Njoftimet



E mërkurë, 13 korrik 2011, Ora 12:00, Salla 1

SEANCA NR. 5 E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Propozim i rendit të ditës: 

1. Propozim-vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacion paqësor në Afganistan në përbërje të Shkollës së Policisë Ushtarake në kuadër të misionit të NATO-s për trajnim në Afganistan (NTM - A);  

Propozimi  i rendit të ditës plotësohet me:

1. Propozim për emërimin e zëvendësguvernatorit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë;

2. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës që e flasin së paku 20% e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë dhe në njësitë e vetadministrimit lokal, me procedurë të shkurtuar;
I parashtruar nga: Talat Xhaferi, Ermira Mehmeti, Rexhail Ismaili, Vjollca Mehmeti-Nuredini, Arben Labenishta, Dëshira Imeri, Behixhudin Shehabi, Irfan Deari, Rafet Muminoviq; 

3. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për përdorimin e flamujve të bashkësive në Republikën e Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar;
I parashtruar nga: Talat Xhaferi, Ermira Mehmeti, Vjollca Mehmeti-Nuredini, Dëshira Imeri, Arben Labenishta, Rexhail Ismaili, Suzana Saliu, Irfan Deari, Rafet Muminoviq;

4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar;
 
5. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar;
 
6. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit, me procedurë të shkurtuar;
 
7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari radiodifuzive, me procedurë të shkurtuar;
I parashtruar nga: Vlladimir Gjorçev, Svetllana  Jakimovska, Sillvana Boneva, Aleksandar Nikolloski, Aleksandar Spasenovski, Kosana Nikoliq-Mazneva dhe Ilija Kitanovski. 


 

Click