Njoftimet



E premte, 29 korrik 2011, ora 12.00, Salla 1

SEANCA E SHTATË E KUVENDIT TË R. SË MAQEDONISË

Rendi i ditës:

1. Verifikim i mandatit të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë;

2. Emërim i zëvendësministrave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë

3.  Propozim - vendim për emërimin e kryetarit, nënkryetarit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Këshillit Nacional për Eurointegrime;

4.  Propozim - vendim për përcaktimin e përbërjes së Këshillit Buxhetor të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë;

5. Propozim - vendim për zgjedhjen e kryetarit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Këshillit të Kanalit të Kuvendit;

6. Propozim - vendim për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë;

7. Propozim-vendim për zgjedhjen e kryetarit, nënkryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin Parlamentar për Stabilizim dhe Asocim;

8. Propozim - vendim për përcaktimin e përbërjes së Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Unionin Interparlamentar;

9.  Propozim - vendim për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e shefit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior;

10. Propozim-vendim për dërgim të thirrjes publike propozuesve të autorizuar për dorëzim të propozimit të kandidatëve për anëtarë të Këshillit për Radiodifuzion, i parashtruar nga deputeti Ilija Dimovski;

11.  Raport vjetor për punën Entit Shtetëror për Revizion për vitin 2010;

12. Raport vjetor për punën e Këshillit Shtetëror për Parandalimin e Delikuencës e të Miturve për vitin 2010;

13. Raport vjetor për punën e Agjencisë për Supervizion të Sigurimit në vitin 2010;

14. Raport financiar i Agjencisë për Supervizion të Sigurimit në vitin 2010;

15. Raport vjetor i Agjencisë për Supervizion të Sigurimit për gjendjen dhe zhvillimet e tregut të sigurimit në Republikën e Maqedonisë në vitin 2010;

16.  Plan financiar i Agjencisë për Supervizion të Sigurimit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2011.

Click