Njoftime


E martë, 27 dhjetor 2011, ora 12:00, Salla 1

SEANCA NR. 18 E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

(e filluar më 19.12.2011) (vazhdim i gjashtë)

Propozim i rendit të ditës:

...

11. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Lituanisë për nxitje dhe mbrojtje të ndërsjellë të investimeve;

12. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për ekstradim;

13. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për transferim të personave të dënuar;

14. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndihmë të ndërsjellë juridike në lëndë penale;

15. Propozim-ligj për shndërrim të kërkesave debitore të Republikës së Maqedonisë në bazë të taksave publike në depozitë të përhershme në shoqërinë SHA për hulumtim, projektim, prodhim dhe ndërtim të objekteve industriale energjetike me përgjegjësi të plotë EMO Ohrid, me procedurë të shkurtuar;

16. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontribute nga sigurimi i detyrueshëm social, me procedurë të shkurtuar;

17. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për ndihmën juridike falas, me procedurë të shkurtuar;

18. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për vlerësim, me procedurë të shkurtuar;

19. Propozim-ligj për supervizion plotësues të konglomeratit financiar - leximi II;

20. Propozim-ligj për investim të Republikës së Maqedonisë në kapitalin aksionar të Evropa Re - leximi II;

21. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për regjistrim të pagesave me para në dorë - leximi II;

22. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për furnizime publike - leximi II;

23. Propozim-ligj për huamarrje të Republikës së Maqedonisë te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim - Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për financim të Projektit për sigurim nga katastrofa natyrore - leximi II;

24. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekonomi të ujërave - leximi II;

25. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri të ushqimit për kafshë - leximi II;

26. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri të ushqimit - leximi II;

27. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjueti - leximi II;

28. Propozim-ligj për ndryshimin e Kodit penal - leximi II.

 
a

Na ndiqni në:

Ueb faqja e Kuvendi përdor biskotat (cookies).

Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit.