E martë, 5 prill 2011, Bruksel
FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NË DiTËN E DYTË TË KONFERENCËS SË KRYETAREVE TË PARLAMENTEVE NGA BE

Jemi dëshmitarë të krizës ekonomike me përmasa historike, e cila u paraqit dhe u përhap me shpejtësi të madhe, në çdo shtet – diku më pak, diku më shumë. Fakt i pakontestueshëm është prania e saj, si dhe rezultati negativ dhe dështues të cilin e bartë me vete, jokontestuese është vetëdija jonë për gjendjet, por në të njëjtën kohë edhe obligimi jonë për gjetjen e parezervë dhe të përkushtuar të daljes nga gjendja e krizës. Përgjegjësia jonë është t’i neutralizojmë ose në masë më të vogël t’i zvogëlojmë pasojat negative nga kriza mbi jetën e qytetarëve dhe jetesën e përgjithshme shoqërore. Pasojat e saj e kanë edhe dimensionin individual, por, edhe, në mënyrë të paevitueshme, dimensionin global. Pikërisht kështu, duhet të jetë edhe veprimi dhe mënyra e ballafaqimit me të.